Mjeku Pipero: Jam optimist sepse numri i pacientëve është ulur

398
Sigal

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero foli gjatë një lidhjeje me skype me Tv Fax News për detajet e reja nga situata në Spitalin Infektiv por edhe në rang vendi të personave me koronavirus, ndërsa ka poërmendur edhe masat e reja të autoriteteve mbi hapjen gradualke të vendit.

Ai ka përshëndetur vendimin e kryeministrit Rama për masat e reja që ka prezantuar së fundmi, ndërsa p-ohon se ka qenë gjithnjë në mbështetje të hapjes graduale.

Por si është gjendja e pacientëve që ndodhen nëpër spitalet e posaçme të trajtimit të Covid-19?

Pëllumb Pipero: Pacientët janë në gjendje relativisht të mire, janë rreth 45-50 pacientë në dijeninë time të shtruar, çdo ditë kanë dalë një numër i konsiderueshëm pacientësh të shëruar. 4 apo 5 janë në terapi intensive por në gjendje të qëndrueshme. Ka shumë të panjohura ky virus, dhe ne jemi të rezervuar, sepse kështu është përgjithësisht ecuria e sëmundjes që është në më të mirën e mundshme në bazë të skemave nëpër botë. Ka nevojë për përkujdesje intensive edhe për shkak të sëmundjeve shqoëruese.

“Ka pasur një lajm të mirë, një veprim logjik dhe kurajoz të qeverisë dhe posaçërisht të kryeministrit Rama. Kam qenë, jam e do jem pro lirimit gradual. Mund të shikojnë apo prekin me dorë lehtësimin e masave shtrënguese dhe psikologjikisht është një masë shumë e mirë. Ka edhe një aspekt të rëndësishëm ekonomik, të dyja shkojnë bashkë, shëndeti pa ekonominë dhe ekonomia pa shëndetin nuk shkojnë dot pa njëra-tjetrën. Rreziku është prezent, nëse ne nuk respektojmë masat e domosdoshme edhe jashtë shtëpisë, distancën, maskat në ambjente publike, të mos dalim disa persona bashkë etj, rreziku qëndron”.

Duke folur për hapjen graduale të bizneseve, Pipero tha: Unë besoj se edhe hapja e biszneseve është një hap i rëndësishëm, por jam i sigurt që do të shtohen masat monitoruese si nga institucionet shëndetësore por edhe ato qeveritare. Respektimi i masave do të bëhet në çdo hallkë të masave.

Mjeku foli po ashtu me nota optimiste edhe për hapjen e vendit që ai e parashikon përgjatë muajit maji ku dha edhe disa argument.

“Jam optimist, besoj se në Maj do të ketë më shumë lehtësim të rasteve edhe më shumë liri në lëvizje dhe punë. Krahas lehtësimit të masave duhet medeomos të vijojmë të jemi të kujdesshëm ndaj të moshuarve për sa kohë nuk kemi një vaksinë apo medikament, duhet të mësojmë nga ajo çfarë ndodh dhe e kemi të vështirë tëparashikojmë se cfarëdo të ndodhë”.