Veliaj: Tirana e paradites ishte një festival qytetarie i gjyshërve tanë!

54

Pas disa javësh izolim, kjo e shtunë u vendos t’i përkiste vetëm të moshuarve.

Ditën e sotme rrugët dhe parqet e Tiranës ishin vetëm për gjyshërit tanë, që ata të shijonin diellin dhe ajrin e pastër.

Përmes një postimi në facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj, bëri një falenderim të veçantë për të moshuarit që respektuan rregullat, teksa u premton se pasi të kalojë epidemia e Covid-19 do ketë një festë vetëm për ta.

“Tirana e paradites ishte një festival qytetarie i gjyshërve tanë ne diten e pare te lirimit te levizjes. Mirenjohje per respektimin e rregullave dhe kur te kaloje kjo flame do t’i dedikojme nje dite te vecante Festes se Gjysherve per gjithe dashurine e miresine qe falni”.