Odhise Porodini: LANÇ, epopeja më e lavdishme

771
Sigal

ORGANIZATA E VETERANËVE, MBRON ME VENDOSMËRI IDEALET E VLERAT E EPOPESË SË LAVDISHME TË LANÇ DHE I TRANSMETON ATO NË BREZA

Organizata Kombëtare e Veteranëve të LANÇ, i jepet titulli i lartë “Nderi i Kombit”!

– Në 40 Komitetet e Veteranëve të LANÇ, vetëm 6 prej tyre drejtohen nga veteranë, ndërsa 34 drejtohen nga pasardhës veterani

Nga ODHISE PORODINI
SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I ORGANIZATËS SË VETERANËVE TË LANÇ

Organizata e Veteranëve të LANÇ, e krijuar më 20 Korrik 1957, mbi bazën e një programi e statuti të posaçëm, u shpall Organizatë e pavarur politiko-shoqërore, jo partiake, jo qeveritare dhe jo fitim prurëse. Kjo Organizatë ishte dhe mbetet një bashkim vullnetar i gjithë ish-luftëtarëve, sot veteranë të LANÇ dhe e pasardhësve të veteranëve. Organizata e Veteranëve kryen një mision të lartë atdhetar nëpërmjet një veprimtarie të gjerë e komplekse. Ajo mbron me vendosmëri idealet dhe vlerat e LANÇ, mbron dhe nderon gjakun e të rënëve dhe sakrificat e popullit patriot shqiptar, mbron vlerat e identitetit dhe interesa tona kombëtare. Këto vlera i transmetojmë tek brezat duke iu kundërvënë pikëpamjeve e qëndrimeve të atyre që përpiqen t’i cenojnë, t’i falsifikojnë e denigrojnë, veçanërisht kundër pinjollëve të kolaboracionistëve të djeshëm, si dhe disa pseudo-historianëve e analistëve në shërbim të tyre.
Për realizimin e këtij misioni të lartë atdhetar, Organizata e Veteranëve të LANÇ, qysh në fillim krijoi strukturat e veta organizative: në qendër me Komitetin Kombëtar dhe Departamentet e nevojshëm dhe, në bazë, Komitetet e Veteranëve, me seksionet e tyre. Komitetet e Veteranëve në qendër e në rrethe drejtohen nga kryesitë e veta. Në të gjithë territorin e vendit sot funksionojnë 40 Komitete Veteranësh, me 1974 Organizata Veteranësh, që janë ngritur në blloqe, lagje e zona të qyteteve, si dhe në fshatra, gjithsej me një efektiv prej 1350 veteranë dhe rreth 35000 pasardhës veterani. Krijimi i plejadës së pasardhësve të veteranëve, me vendim të Konferencës së Pestë Kombëtare të Veteranëve, ishte një domosdoshmëri e natyrshme për të ruajtur vazhdimësinë e Organizatës së LANÇ. Pasardhësit janë kryesisht me lidhje gjenetike me Veteranët, por gjithsesi janë vazhdues të idealeve të lirisë dhe antifashizmit, janë individë që vijnë vullnetarisht dhe anëtarësohen në organizatë. Pasardhësit janë bij e bija, nipër e mbesa të ish-luftëtarëve për liri, janë pjesëtarë të familjeve të Dëshmorëve të LANÇ apo të familjeve që kanë qenë baza të Luftës, janë atdhetarë, janë ushtarakë të liruar e në pension, anëtarë të shoqatave kulturore atdhetare lokale etj. Prurjet e reja e kanë gjallëruar dhe dinamizuar Organizatën e Veteranëve! Ndërthurja e pjekurisë së veteranëve me dinamizmin e pasardhësve e ka bëre Organizatën e Veteranëve më efektive në veprimtarinë e saj në shkallë vendi.
Janë këto arsye që Komiteti Kombëtar dhe Kryesia e tij, në vazhdimësi kanë orientuar që të rritet vëmendja e kujdesi për tërheqjen e pasardhësve të veteranëve të devotshëm, të përkushtuar me kulture! Kemi bërë kujdes t’u hapim rrugë pranimeve të intelektualëve dhe shoqeve pasardhësve.
Nga radhët e pasardhësve kemi elementë të përgatitur. Ndaj në Konferencat periodike kombëtare e lokale, si për zgjedhjen e Komitetit Kombëtar, ashtu edhe për Komitetet e Veteranëve në bazë, me të drejtë sot kemi një numër relativisht të lartë pasardhësish, që kryejnë funksione drejtuese. Mjafton të vëmë në dukje se në 40 Komitetet e Veteranëve të LANÇ, vetëm 6 prej tyre drejtohen nga veteranë, ndërsa 34 Komitete drejtohen nga pasardhës veterani.
Nën kujdesin dhe vëmendjen e treguar, sot kemi 7174 shoqe pasardhëse të devotshme e të përkushtuara në shkallë vendi. Madje, prej tyre ka një numër relaitivisht jo të vogël që janë zgjedhur në forumet drejtuese të Organizatës. Në Kryesinë e Komitetit Kombëtar, një nga nënkryetarët është shoqe, kurse në tre rrethe: Lushnjë, Sarandë e Librazhd, Komitetet e Veteranëve i drejtojnë me kompetence shoqe të devotshme.
Sikurse shihet, Organizata e Veteranëve të LANÇ, përbën një armatë të madhe me rrënjë të thella patriotike dhe është një faktor me ndikim të fuqishëm në jetën politiko-shoqërore të vendit.
Me veprimtarinë e saj shumë dimensionale, Organizata e Veteranëve të LANÇ, u bën jehonë të lartë ngjarjeve e datave që lidhen me historinë e LANÇ, atyre të krijimit të formacioneve të ndryshme partizane, betejave kryesore luftarake, të rënëve në këto beteja, çlirimit të qyteteve, masakrave të kryera nga pushtuesit dhe bashkëpunëtorët e tyre ndaj popullsisë në trojet tona etj.
Këto veprimtari janë vlerësuar maksimalisht në bazë. Kurdoherë janë kryer me një organizim e nivel të lartë, me një pjesëmarrje të gjerë nga të gjitha grupmoshat. Pjesëmarrja e brezave më të rinj, që nuk e ka jetuar atë periudhë, jo vetëm u shërben atyre vetë për njohjen e të vërtetave të historisë së paraardhësve të tyre në trojet e tyre, por njëherazi u jep një goditje dërmuese forcave regresive, që aktualisht janë aktivizuar. Ne angazhohemi me përkushtim idealist maksimal dhe kemi besim se shtrembërimet e të vërtetave historike shkencore do të dështojnë ashtu si dje në luftë edhe sot!
Rezultatet e arritura në këtë veprimtari, e cila kulmon në këtë vit jubilar të 75 – vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, është e lidhur edhe me atë bashkëpunim të ngushtë që është siguruar në vazhdimësi me Organizatën e Familjes së Dëshmorëve dhe Invalidëve të LANÇ, me Shoqatën e Ushtarakëve në lirim e pension, me Shoqatat Atdhetare Kulturore-Patriotike e, veçanërisht, me pushtetin qendror e lokal si edhe me Drejtoritë arsimore e shkollat e niveleve të ndryshme.
Për rëndësinë që paraqet bashkëpunimi i Organizatës së Veteranëve të LANÇ, me shkollat, vitin e kaluar, Kryesia e Komitetit kombëtar organizoi në Durrës një seminar me temë “Shkolla, vatër e edukimit patriotik”. Në këtë seminar morën pjesë Kryetarët e Komiteteve dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Besojmë se problemet që u trajtuara aty, i dhanë një impuls të dobishëm këtij bashkëpunimi.
Gjatë këtij viti Komiteti Kombëtar organizoi dy seminare me Kryetarët e Komiteteve dhe përfaqësues të pushtetit vendor; një në Fier e një në Lezhe, me të cilët u diskutua për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit me organet e vetqerisjes vendore edhe në kuadrin e vitit jubilar të çlirimit të Atdheut.
Me dëshirën e interesin e përbashkët kemi organizuar një takim shumë të dobishëm me zv-kryeministrin zotin Erjon Braçe. Ky takim ishte në kuadrin e angazhimeve tona në vitin jubilar të çlirimit dhe për t’i bërë jehonën e nevojshme fitores. Takimi shërbeu edhe për të ndërtuar një platformë të suksesshme për veprimatri sa më dinjitoze për veprimtarinë tonë dhe edhe pë veprimtarinë e Komisionit Qeveritar për fesimet e 75 vjetorit. Masat dhe detyrat e shtruara kanë angazhuar si Komitetin Kombëtar dhe Komitetet e Veteranëve në bazë, ashtu dhe Qeverinë dhe organet e pushtetit në terren. Sikurëse kemi konstatuar, ka një angazhim e veprimtari komplekse në të gjithë territorin e vëndit gjatë gjithë vitit jubilar.
Për sa ju përket partive politike, në bazë të statutit, Organizata e Veteranëve të LANÇ, njeh e respekton programin e atyre partive politike dhe shoqatave, të cilat pranojnë vlerat e pamohueshme të LANÇ dhe ju qëndrojnë atyre besnik gjeri në fund.
Krahas veprimtarive massive, Organizata e Veteranëve të LANÇ, një vëmëndje të veçantë I kushton zhvillimit dhe rritjes në cilësi dhe shumllojshmëri të propogandës për njohjen dhe transmetimin tek brezat e rinj të vlerave të Epopesë së Lavdishme të LANÇ.
Ndër mjetet e propogandës, gazeta “Kushtrim Brezash”, zë një vënd të rëndësishëm, e cila, me editorialet e saj të rëndësishëm, kronikat, veprimtaritë e zhvilluara, shkëmbimet e përvojës, me shkrime problemore, kujtime veteranësh, pranime pasardhësish e ngritje Organizatash të reja etj, jo vetëm është bërë një tribunë e rëndësishme, por, me rritjen cilësore të saj, është bërë tepër e kërkuar, brenda radhëve të antarësisë së Organizatës së Veteranëve por edhe jashtë saj. Janë këto arsye që gazeta “Kushtrim Brezash”, ka rritur tirazhin e saj periodikisht duke arritur në mbi 7000 kopje. Kjo gazete shkon në çdo skaj të vëndit.
Një numër botimesh janë bërë si nga Komiteti Kombëtar, ashtu dhe nga Komitetet e Veteranëve në bazë. Me rëndësi kanë qënë botimet për formacionet partizane, seriali me tregime të veteranëve, botimi mbi të burgosurit politikë gjatë pushtimit fashist, ai për të internuarit në kampert e përqëndrimit nazi-fashist, historiku i Organizatës së Veteranëve në shkallë vëndi, historikët e Komiteteve të Veteranëve në bazë etj. Muzeumet e LANÇ, në ato qytete ku egzistojnë si në Fier, Skrapar, Gjirokastër, Përmet, muzeu historik Kombëtar në Tiranë etj, luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin patriotik, sidomos të brezit të ri. Prandaj kemi kërkuar me insistim që atje ku ato u shkatëruan e mungojnë, të ngrihen muzeumet.
Me efekte të veçanta janë dhe organizimi i foto ekspozitave, konkurseve letraro-artistike midis shkollave me tematike nga LANÇ etj, të cilat, në këtë vit jubilar, po zhvillohen me një organizim të kënaqshëm.
Në të gjitha këto veprimtari që po zhvillon Organizata e Veteranëve të LANÇ, dallohen individë e forume të saj, për një përkushtim të madh. Kryesia e Komitetit Kombëtar dhe Komitetet e Veteranëve, në bazë të statutit, aplikojnë stimujt moralë, si: “Nderi i Organizatës së Veteranëve të LANÇ”, “Antar Nderi i Organizatës së Veteranëve”, mesazhet e urimit apo ata të mirënjohjes, të cilët, siç tregon praktika, kanë një efekt stimulues e frymëzues. Në mënyrë të veçantë janë respektuar me përparësi veteranët e LANÇ edhe sepse po pakësohen në numër.
Organizata e Veteranëve të LANÇ e ka të nevojshme që, periodikisht të bëjë analizën e punës të veprimtarisë dhe angazhimeve të saj komplekse. Analizon arritjet, vështirësitë e pengesat si edhe si ka luftuar për ti kapërcyer ato, për të bërë ballafaqime e përgjithësime, si dhe për të përcaktuar përcakton vijimësinë e punës, objektivat për perspektivën. Këtë analizë, Organizata e Veteranëve e kryen veçanërisht nëpërmjet Konferencave periodike që zhvillohen në çdo 2 vjet nga Komitetet e Veteranëve në rrethe, si edhe në Konferencën Kombëtare, që organizon Kryesia e Komitetit Kombëtar një herë në 4-5 vjet. Në këto konferenca zgjidhen edhe forumet drejtuese përkatëse, të cilat freskohen me elementë të rinj, të aftë e të dalluar.

Organizatat e Veteranëve në diasporë


Është më rëndësi të vëmë në dukje se, me orientimin e Kryesisë së Komitetit Kombëtar, të pranohen në Organizatën Kombëtare të LANÇ të Popullit Shqiptar anëtarë nga radhët e patriotëve të përkushtuar, që jetojnë në diasporë. Kështu kanë krijuar Organizata të Veteranëve me emigrantë në Toronto të Kanadasë, në New York në SHBA, në Kalabri tek arbëreshët.
Një vëmendje të veçantë, Komiteti Kombëtar dhe Kryesia e tij i kanë kushtuar marrëdhënieve me Organizatat dhe Shoqatat që u përfshinë në koalicionin e Madh Antifashsit Botëror Anglo-Sovjeto-Amerikan, si dhe me Organizatat homologe të veteranëve të Luftës së Dytë Botërore, të tilla janë: “Federata Botërore e Luftëtarëve të Vjetër” (FMAC), “Federata Ndërkombëtare e Luftëtarëve të Rezistencës” (FIR). Dhe “Forumi i Adriatikut”, në të cilat, Organizata jonë e Veteranëve të LANÇ, është anëtare me të drejta e kontribute të plota, duka marrë pjesë dhe në aktivitetet ndërkombëtare të zhvilluara në vite.
Kontributi i Organizatës së Veteranëve të LANÇ, në këto forume ndërkombëtare, ka qënë i vlerësuar maksimalisht, veçanërishtështë vlerësuar përvoja e Organizatës tonë për tërheqjen e pasardhësve të veteranëve si një praktikë, që përbën risi. Modeli ynë u mirëprit dhe u aplikua më pas edhe nga Organizatat homologe ndërkombëtare, si një përvojë pozitive shqiptare,
Gjithashtu, edhe Komitetet e Veteranëve në zonat kufitare, si Shkodra, Peshkopia, Tropoja, Durrësi etj, kanë krijuar marrëdhënie bashkëpunimi me Organizatat e Veteranëve të shteteve kufitare, duke shkëmbyer përvojën me njeri-tjetrin dhe duke rritur bashkëpunimin ndërkufitar.
Në kuadrin e jubileut të 75 – vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, për misionin e lartë atdhetar që ka Organizata e Veteranëve të LANÇ dhe për kontributin e rëndësishëm që ka dhënë e jep në vazhdim, me kërkesën e Kryesisë së këtij Komiteti, kohët e fundit, Kuvendi i Shqipërisë, vendosi me ligj që, 20 korriku, dita e krijimit të Organizatës së Veteranëve, të shpallët “Dita e Veteranëve të LANÇ”. Sot deklarojmë para jush se kërkesës që i ka përcjellë grupi parlamentar socialist dhe qeveria Presidentit të Republikës, për ta shpallur Organizatën e Veteranëve të LANÇ “Nderi i Kombit”, është realitet. Organizata Kombëtare e Veteranëve të LANÇ, me dekret të Presidentit të Republikës, sot mban dekoratën më të lartë “Nderi i Kombit”!
Lavdi Organizatës së Veteranëve të LANÇ!

Çeta “Plakë” u krijua më 4 shkurt 1943 me në krye Mehmet Shehun, Dervish Hekalin, Bilbil e Qemal Klosin

5-6 shkurt 1943, plot 77 vjet më pare, lufta e Qafës së Sykuqit

 

77 vjet më parë, më 5-6 shkurt 1943, në Qafën e Sykuqit, u zhvillua beteja e parë kundër autokolonës fashiste italiane nga partizanët e Çetës “Plakë” dhe të popullit të Mallakastrës.
Çeta “Plakë” ishte krijuar, një ditë më parë, më 4 shkurt 1943 në Klos me 27 partizanë trima, me në krye Mehmet Shehun, Dervish Hekalin, Bilbil e Qemal Klosin etj., Ajo u bë forca kryesore për çlirimin e Mallakastrës nga pushtuesit fashistë.
Më 5 shkurt 1943, një njësi e Çetës “Plakë” të Mallakastrës, u nis për në Aranitas e Graçan me Gjon Banushin në krye dhe i bën pritë autokolonës fashiste, që vinte nga Tepelena për në Fier, në Qafën e Sykuqit. Me të filluar lufta, në mënyrë të rrufeshme, erdhën çetat partizane të Greshicës, Hekalit, Aranitasit, Kalenjës etj. dhe u alarmua e gjithë Mallakastra. Mbi 100 fashistët u hutuan dhe zunë pozicion në kanale të mbrojtur nga autoblinda.
Lufta vazhdoi rreth katër orë. Mbi dhjetë italianë u vranë e shumë u dorëzuan, pjesa tjetër u largua. U zunë 50 pushkë, katër mitraloza. U plagos Tofik Osmëni e Hamit Likua nga Hekali. Pasi mbaroi lufta, vijnë në Qafën e Sykuqit ballistët e Vlorës Skënder Muçua, Hysni Lepenica, Isuf Luzaj etj. dhe kur u larguan, vodhën dy mitralozë… Por Çeta e Hekalit vajti dhe ua mori mitralozët me forcë. Ata u larguan gjatë natës për në Vlorë.
Të nesërmen, më 6 shkurt, për të vënë nderin në vend, erdhën në Mallakastër mbi 1000 fashistë me autoblinda dhe avionë. Në Qafën e Visokës, fashistët kapën dhe pushkatuan tre drenovarë: Hasan Muhameti, Shuaip Maliqi dhe Xhevit Karamani. Në fund të Lapulecit, fashistët vranë Dajlan Lapulecin, që u tha “Vdekje fashizmit!”.
Në Qafen e Kashit, italianët vendosën artilerinë e rëndë. Forcat fashite italiane u ndanë në tre kolona: -Kolona e parë, drejt Qafes së Sykuqit -Kolona e dytë në kodrat e Kalenjës, Çuka e Gjergjit -Kolona e tretë nga Usoja në lagjen “Sollakaj”e “Dulaj”në Greshicë. Greshiciotët hapën zjarr dhe menjëherë u vajti në ndihmë Çeta e Aranitasit dhe Kalenjës. Italianët dogjën disa shtëpi në Greshicë dhe në Kunjëz të Hekalit.
Në Mallakastër u dha kushtrimi dhe nga të gjitha drejtimet erdhën çetat partizane të fshatrave të tjera, Gjerbës, Fratar, Drizar etj.. Forcat italiane të trembura nga rreziku i rrethimit morën të vrarët e të plagosurit dhe u larguan për në Fier. Kështu më 6 shkurt, italianët, siç thotë një fjalë e urtë e popullit, erdhën në Mallakastër për lesh dhe lanë lëkurën. Mbetën mbi 15 të vrarë, shumë të plagosur e të zënë robër. U dogjën disa makina dhe u prish autoblinda. Nga ana e popullit, u vra Shahin Osmëni nga Aranitasi dhe Rrapo Hasani nga Kalenja.
Fitoret e arritura në këto luftime treguan vendosmërinë morale, politike dhe ushtarake të partizanëve dhe popullit të Mallakastrës për çlirimin e atdheut nga fashizmi. Pas disa ditësh, erdhi në Ballsh kapiten Pepe dhe kërcënoi nënprefektin Idajet Lekdushi. Ai urdhëroi të dërgohen përfaqësues të Mallakastrës në komandën fashiste në Fier. Nënprefekti, dërgoi pesëpërfaqësues në Fier për të bërë marrëveshje me fashizmin, me Bektash Cakranin, Tofik Cfirin etj. Këta tradhtarë bënë marrëveshje kompromisi me pushtuesin gjakatarë, duke u angazhuar, se ata do të bënin, që Mallakastra t’i priste operacionet fashiste e çarmatosur me flamur të bardhë. Kjo marrëveshje u demaskua dhe u hodh poshtë nga Kuvendi dhe Besëlidhja e Mallakastrës në Poçem.
Lufta kundër pushtuesve fashiste vazhdoi. Dy Çetat “Plakë”; e Mallakastrës me Mehmet Shehun dhe e Vlorës me Hysni Kapon, bënë aksionet luftarake të Patosit dhe të Selenicës në datat 10 dhe 21 shkurt, duke i shkatërruar armiqtë në këto kantiere. Me aksion luftarak, u çlirua Komuna e Fratarit, Graçanit, Cakranit dhe më 18 prill u çlirua Ballshi. Me këto fitore, u çlirua e gjithë Mallakastra nga fashizmi dhe u bë zonë e lirë.

Qemal Isufaj
Veteran i LANÇ
Mësues i Merituar