Stadiumi i Sportingut të Lisbonës merr emrin e Ronaldos, luzitani do të blejë të drejtat e stadiumit aktual

462
Sigal

Duket se Sportingu i Lisbonës është i gatshëm t’i shesë të drejtat e emrit të stadiumit, Kristiano Ronaldos. Portugezi ndërkohë mund të mbyllë karrierën në klubin që e lançoi në futbollin profesionist, teksa do të luante në stadiumin që do të mbante emrin e tij.

Kanë qenë mediat portugeze të cilat kanë zbuluar një skenar të tillë, ndërsa stadiumi aktual i skuadrës mban emrin, “Zhose Alvalade”. Mediat luzitane kanë shkuar edhe më tej teksa hodhën hipotezat se si mund të quhej stadiumi i ri, ndërsa mundësitë më të mëdha janë ‘Arena CR7’ apo ‘Stadiumi Kristiano Ronaldo’. Ndërkaq, nuk përjashtohet as mundësia Alvalde CR7. Në fakt kjo është dhe një mundësi për stadiumin që nën firmën CR7 do të përfitonte më shumë nga ana e marketingut.

Sakaq, ky është një tjetër faktor që tregon për madhështinë e Kristiano Ronaldos, i cili mbase në këtë formë po përgatit rikthimin në vendlindje, edhe pse synimi i sulmuesit është të vazhdojë të qëndrojë në majat e futbollit europian, pavarësisht moshës së tij 34-vjeçare.