Loti i parë prej 7 km kushtoi prej 5,1 milionë euro, tani 22 milionë

544
Sigal

Berisha akuza Ramës: Rama  katërfishoi çmimin për aksin Kardhiq–Delvinë

Pardje kryeministri Rama inauguroi fillimin e punimeve të lotit të dytë në rrugën Kardhiq – Delvinë, e cila ishte ndërprerë para 5 vitesh. Kryeministri Rama pohoi se zhvillimi i ekonomisë dhe krijimi i financave të shëndosha krijuan mundësinë që fonde publike të përdoren edhe për ndërtimin e atyre veprave në infrastrukturë, që kishin mbetur përgjysmë nga qeveria e  Berishës.

Ish-kryeministri Berisha: Vjedhja e radhës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë ndaj deklaratave të kryeministrit Rama, duke i dëftuar se në këtë lot të dytë të rrugës Kardhiq – Delvinë po rrit koston 4 herë, ndërkohë, që po e inauguron për të tretën herë. Kryeministri Berisha  në një status në Facebook, deputeti i PD thotë se Rama i gënjeu që në vitin 2015 kur tha, se rruga do të fillonte të ndërtohej brenda vitit. Duke e quajtur “Kallam Dështaku”, Berisha shkruan se, për të, kjo është vetëm vjedhja e radhës. Statusi i plotë: Kallam Dështaku katërfishon çmimin e ndërtimit të rrugës Kardhiq – Delvinë! Të dashur miq, dje Kallam Dështaku ishte për të dytën herë në tre vjet në rrugën Kardhiq – Delvinë. Herën e parë në maj të vitit 2015 shkoi dhe u betua se brenda vitit do të fillonin punimet për ndërtimin e lotit të dytë të rrugës, por si zakonisht mashtroi, sepse gjer sot punimet nuk kishin filluar. Dje Kallam Dështaku inauguroi fillimin e punimeve të lotit të dytë prej 7 km në këtë rruge. Por ai po dje njoftoi vjedhjen e madhe të radhës. Loti i parë prej 7 km në këtë rrugë u ndërtua brenda 7 muajve me një shume prej 5,1 milionë euro. Kurse dje, Kallam Dështaku njoftoi se 7 km e lotit të dytë (që janë një terren identik me lotin e parë) do ndërtohen për 24 muaj dhe me një çmim prej 22 milionë Euro. Pra, katër herë më të lartë. Kjo është vetëm mashtrimi dhe vjedhja e radhës! Sb