Komisioni i Venecias: Gjykatës Kushtetuese do t’i përgjigjemi në dhjetor

413
Sigal

 

Opinioni i
Komisionit  të Venecias për çështjen e
Vetingut nuk do të mbërrijë përpara mesit të muajit dhjetor. E kontaktuar nga
mediat, zyra për marrëdhëniet me jashtë në Komisionin e Venecias ka sqaruar, se
opinioni për ligjin e Vetingut mund të miratohet gjatë sesionit të dhjetorit.
Komisioni i Venecias nuk është njohur ende zyrtarisht me kërkesën e Gjykatës
Kushtetuese, por e kemi mësuar këtë nga media. Me shumë mundësi, ne do të
miratojmë opinionin tonë mbi këtë “Amicus Curiae” gjatë sesionit të 9 dhe të 10
në Dhjetori e këtij viti. Dy ditë më parë Gjykata Kushtetuese vendoi pezullimin
e ligjit të Vetingut; por bashkë me këtë vendim 8 gjyqtarët ranë dakord, që t’i
drejtohen Komisionit të Venecias para se të shpallin, nëse ky ligj është apo jo
në përputhje me Kushtetutën. Burime pranë Gjykatës Kushtetuese sqarojnë, se
kërkesa në Venecia do të niset sapo të përfundoje përkthimi në anglisht dhe ka shumë
mundësi, që kjo të bëhet brenda kësaj jave. Tashmë ,fati i ligjit të Vetingut
dhe njëherësh i gjithë Reformës në Drejtësi, varet nga opinioni i Komisionit te
Venecias, pasi skanimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve është në themel te kësaj
reforme. Për ketë arsye në reagimin e tyre të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese,
Ambasada Amerikane në Tiranë dhe delegacioni i Bashkimit Evropian theksuan, se
referimi i draftit në Komisionin e Venecias duhet të ndodhë sa më shpejt që të
jetë e mundur, për të parandaluar çdo vonesë.