Pasi ta lexoni këtë shkrim , me të drejtë do të thoni : S’na the asgjë të re ? Ne këto i dim , pasi ndeshemi çdo ditë.E keqia është që jemi familjarizuar me këto dhe mendojmë , që po s’i dhe lekë mjekut për operacion, vizitë , apo analiza , s’mbaron punë . Në fakt në këtë situatë ata s’ti kërkojnë , por po ja dhe të falenderojnë ! Kjo është kthyer në normë morale e vështirë që të eliminohet.Në Q.S. N.1 (pranë Urës të Tabakëve) që të vesh në katin e dytë duhet të ngjitësh 30 shkallë në vijë të drejtë. Shpesh të sëmurët i gjen ulur se i zihet fryma. Dhomat ku marrim receta s’janë më tepër se 5 -7m2 . Të tilla janë nga nga tetë në çdo kat. Disa dhoma marrë dritë nga dhomat fqinjë ! Ulemi në krevatin ku shtrihen dhjetra të sëmurë, mbase s’ka vend për karige . Për të marrë një recetë praktikohet një rrugë burokratike . Pesë dyer të trokitura, pesë rradhë të pritura, për të marrë një recetë. Nëse je i sëmurë do të paraqitesh tek mjeku i familjes. Ai të çon tek specialisi. Ky të jep rekomandim për të bërë analizat. Analizat do t’i çosh përsëri tek specialisti. Me rekomandimin e tij do të përfundosh sërish tek mjeku i familjes për të marrë recetën. Këto janë 5(pesë) fazat, që një i sëmurë duhet të kaloi për trajtim mjekësor. Kjo është vërtetë e sikletëshme e lodhëshme, sidomos për pensionistët. Ç’do gjashtë muaj 5-sa bëhet 7 -të , shtohen dhe dy analiza. Po me kartelat si do vejë puna ? Çdo i sëmurë ka një kartelë . Kartela ime ka 18 vjet .Është e reckosur e zhubravitur e grisur . Të vjenë ndot ta shohësh e jo ta çfletosh . Mbi 200 herë është hapur ! Aty janë ngjitur ,analiza, eco, receta, grafi ,skopi e ku ta di unë për 18 vjet rresht . Në dollapin e dhomës me 5m2, gjenden me 100-ndra të tilla, mbase punojnë dy mjek.
Po te specialisti ? Ai të jep rekumandim , por analizat janë me planifikim e do të presësh javë. Pasi bënë analizat , ndeshesh me një mospërfillje të pa parë! Ai me të parë analizat, duke mos të parë fare në sy, të zgjat dorën të jep recetën e të thotë:” Ik po s’u ndjeve mire, hajde pas një muaji” . Shpesh të thonë : Kjo analizë, s’bëhër në shtet , shko tek privati ! Mjeku kur je i sëmurë të duket si” Perëndi”. Edhe nëse ti guxon e i thua: – Doktor…..si kanë dalë analizat? Apo, si do të vejë… puna ime? Ai me mospërfillje të thotë:- Mbaruam bashkë! Po dale, dok …se, unë…e kërkon të qash hallin! Ai s’të lë ta mbarosh fjalën, por të thotë : “Më presin të tjerë jashtë.Një miku im Y. Bega , me habiti me mendimin e tij ! Arsyeja e vetme e këtij trajtimi është se duan t’na dërgojnë sa më shpejt në Botën tjetër! Sa mire do të ishte t’a zbatonin nga çdo mjek betimi i Hipokratit ! Sa zemër do të merte i sëmuri! Sa do ta uronte ai këta mjek human! Kjo është situata, për të mos thënë më keq! Përfundimisht shërbimi shëndetësor ka shumë probleme, në bazë e superstrukturë Kur themi në bazë e kemi fjalën për fonde si aparatura ,medikamente cilësore e tjerë . Në superstrukturë duhet një përmbysje rrënjësore në sjellje trajtim në shfaqet korruptive. 2-Farmacistët na janë kthyer në mjek ! Jo të gjitha ilaçet rimbursohen. Rimburësohen ilaçe të një cilëie të dobët e në prag të skadencës. Shumë të sëmurë me ndihmën e fëmijve kurohen me ilçe cilësore, por që s’ribursohen. Ky është problem i dhjetra mijrave pesionistëve që ndjekin këtë praktikë ,A.Velçani një pensionist i nderuar po më qante hall. Kërkojnë t’më zëvënësojnë ilaçin që s’e kanë .Ilaçi që më rekumandoj specialisti, quhej DUPROST kushtonte 1482 lekë. Farmacisti ma priti me të parë , s’e kemi ketë, po deshe merr Avodart, por ben 2274 lek.I binte të paguaja dhe 792 lekë ! S’kisha !
Dihet se receta është përfundim i një procesi të gjatë që mjeku kryen, duke të vizituar e bërë disa analiza. Për këtë ka bërë 6 vjetë shkollë , plus disa vjetë specializim.S’ka të drejtë farmacisti, as të ndryshoj e as të rekumandoj , këtë apo atë të llojë ilaçi . Me e keqa është kur dhe vet mjeku të thotë ,këto ilaçe që rimbursohen, fjala vjen Analaprili e Atenanoli, janë mjell,( ato kushtojnë jo më tepër se 400 lekë). e të rekumandon për tensionin Aprovel e Nebilet të cilat kushtojnë 3500 lekë . Diferenca goxha e madhe 3100. Por a është e mundur që një pensionist që me 16 000 lekë në muaj të pagoi 3100 lekë ilace vetëm për një sëmunje ? Kjo është e pa mundur. Arsyeja kuptohet , farmacistëve u është rritur ne maksimum ndjenja e fitimit me çdo kusht . Kjo i bënë ata që të zhvillojne një tregëti të pandershme dhe në dëm të jetës së njeriut. Me këtë fenomen janë të përfshirë dhe mjekët. E di ç’të thonë mjekët ? Shko meri ilaçet në x farmaci, se ai i ka të mira . Analizat tek Y laborator, Skanerin , apo rezonancën tek ai tjetri ! Kuptohet që kanë marrëveshje në interes të përbashkët . Farmacistët janë kthyer në dyqane me shumicë e tregëtarë të kualifikuar , vetëm për të shitur ilace të shtrenjta . Kjo s’është në të mirën e shendetit të të sëmurëve , por dhe as të xhepit të tryre ! Të kuptohemi unë mora një shëmbull e për një sëmundje .Ky fenomen praktikohet për të gjitha llojët e sëmundjeve. Shpeh mjeku, të jep recetën pa numur, emër, moshë, e të thotë mer këtë ilaç. Farmacisti i lagjes më bëri vrejtje , por ilaçin ma dha . Ne duam trajtim me ngrohtësi si njerëz me dinjitet. Ne i kemi dhënë gjithçka këtij vendi, prandaj kërkojmë të na shërbehet me përkushtim dhe aftësi. Të vdesim kur t’na i ketë caktuar Zoti e jo para kohe për faj të njërit apo tjetrit . Për çka tegova të bind, raporti SOS International për shëndetësinë në Shqipëri:” Shqipëria vend me rrezik të lartë shëndetësor” . Gjithë të tjerat , janë lojë fjalësh.