Edhe Klodian Duro drejt Kosovës, gati bankina e Feronikelit

626
Në Kampionatin e futbollit në Kosovë, janë disa trajnerë shqiptarë që drejtojnë skuadrat e Superligës. Mirel Josa, Bledi Shkëmbi, Gugash Magani, por edhe Bledar Devolli, por tregojnë se Kosova po beson gjithnjë e më shumë te trajnerët shqiptarë, përveçse edhe për lojtarë, të cilët janë me shumicë në Superligën kosovare. Por, një emër i njohur mund të shkojë në Kosovë, bëhet fjalë për Klodian Duron. Ish-trajneri i Kukësit në sezonin 2015-2016 me të cilin fitoi edhe Kupën e Shqipërisë, tashmë duket se ka marrë ofertën e pritur. Skuadra e Feronikelit 

ka larguar trajnerin Ismet Munishi, dhe po sheh nga Shqipëria për trajner. Tashmë kontaktet me Duron janë kryer, pasi vetë ai e ka konfirmuar për Supersport, por duke pranuar se janë bisedime fillestare dhe klubi nga Drenasi ka disa emra në listë, para se të vendosë përfundimisht.
Sigal