Tolerime në Bundesligë, Borussia Dortmund në qendër të akuzave

320
Sigal

Tolerimet nuk janë dicka e panjohur në futboll dhe gjithmonë shoqërohen me polemika. Kjo nodh edhe në Bundesligë, ku në qendër të akuzave ka përfunduar Borussia Dortmund. Skudra e drejtuar nga Lucien Favre suprizoi me humbjen e së mërkurës 2-0 në shtëpinë e saj. Mainz siguroi një sukses që kalonte parashikimet, duke siguruar matematikisht qëndrimin në kampionatin elitar gjerman.

0x0

Në futboll mund të ndodhë gjithçka, por kjo thënie “klishe” nuk ka bindur shumë persona, që flasin për tolerim. Një prej tyre është Vili Lemke, ish-menaxheri I Ëerder Bremen, një nga skuadrat që lufton për mbijetesë dhe që dëmtohet më shumë nga fitorja e Mainz. “Ishte një humbje e shëmtuar e Borusias. Ndihem shumë i irrituar me atë shfaqje në ‘Signal Iduna Park’. Nuk dua të paragjykoj askënd, por fakti që Mainci fiton lehtësisht në Dortmund është i çuditshëm”, ka thënë ai për mediat gjermane.