Basha: Saimir Tahiri nuk do i shpëtojë drejtësisë. Ka nisur procesi i çmontimit të narkoshtetit

434
Kryetari i PD-së Lulzim basha ka dalë sot para mediave për t’i dërguar një mesazh organeve të drejtësisë. Ai tha se mbështesim pa rezerva prokurorët dhe gjyqtarët në çdo hetim për të zbardhur të vërtetën. Basha theksoi se Saimir Tahiri nuk do i shpëtojë drejtësisë pavarësisht mbrojtjes politike.
“Do mbështesim pa rezerva prokurorët dhe gjyqtarët për të zbardhur dhe vënë para përgjegjësisë penale të jgithë politikanët e përfshirë në trafikun e drogës dhe dënojmë çdo përpjekje të politikanë për të qenë mbi ligjin. Saimir Tahiri nuk do t’i shpëtojë drejtësisë pavarësisht mbrojtjes politike që i bëri maxhoranca faktet do të bëjnë të mundur që ai të marrë përgjegjësitë e tij penale para ligjit shqiptar për mbrojtjen dhe ndihmën që ika dhënë një bande kriminale në kthimin e Shqipërisë në transportues të drogës për Europën. Saimir Tahiri nuk është fundi, fillimi i një procesi të çmontimit të narkoshtetit”, deklaroi Basha.
Sigal