‘Vendit i duhet president normal’/ Meta i përgjigjet Ramës dhe tregon prapaskenat kur u zgjodh në krye të shtetit

307
Sigal

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, të bëra këtë të hënë kur tha se vendi i duhet një president ‘normal’.

Meta tha se Rama ka për qëllim të kapë institucionin e Presidentit.

Duke rrëfyer prapaskenat, Meta tha se mori detyrën në 24 korrik 2017 për të shpëtuar institucionin e Presidentit nga ilegjitimiteti, zgjedhje e imponuar nga rrethanat.

“I uroj suksese në këto përpjekje për t’i rritur dinjitetin parlamentit siç ja ka shtuar prej vitesh bashkive, siç ia ka shtuar dhe drejtësisë e sidomos tani Presidenti pas zgjedhjeve të 25 prillit, kur kjo mazhorancë ka mundësi të kapë edhe këtë institucion. Une jam zgjedhur President me propozim te socialisteve.

Ka qene insistim i vete z.Rama qe ne kushtet kur PD refuzoi oferten qe te merrte Presidentin, kete detyre e mora me bindje per te shpetuar institucionin e Presidentit nga ilegjitimiteti. Ka qene nje zgjedhje e imponuar nga rrethanat dhe uroj ta kem kryer me pergjegjshmeri te larte kete detyre.

Jam shume krenar per gjithcka kam bere keto vite. Midis pushtetit dhe demokracisë unë zgjedh të mbaj premtimin që kam bërë kur jam zgjedhur President, unë jam për demokracinë.

Zgjedhja ime si President i Republikës ka qenë në atë kohë e detyruar, edhe nëse nuk do ishim në këto kushte nuk do doja një mandat të dytë për President. Jam shumë krenar për këto që kam bërë gjatë këtyre pesë vjetësh. Zgjedhjet e mia i bëj me bindje dhe jo i detyruar nga faktor të tjerë të jashtëm”, tha Meta.