Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Doloreza Spiro

727
Sigal

 Puthje jete

 

Po vjen dielli, që të shuaj mallin.

Hap krahët me frikë se mos rrëzohet.

Sheh dimrin, që mblidhet e shtrëngon shallin.

Puth akullin, që lulja nën të, të zgjohet.

 

 

Erës

 

E di që je kokëfortë e shpirt katran.

Të kam zili, kur ia bën fora

Mi theve degët e më le kocan.

Po m’i shkule rrënjët të lumtë dora.

 

Trëndafil

 

Trëndafil seç të përdorën

Trëndafil s’të mbajtën ere..

Të përdorën, të shkërmoqën

Si të ishte e fundit herë.

 

Lutem

 

Lutem të më shihje dhe një herë!..

Të më cìcëronte zemra kraharorit.

Jam lule jasemini sì atëherë

Qershizë kuqalashe e qeshorit.

 

Ëndrrat për Ty

Më kot prita mbrëmë të më shkruash..!
Duke dremitur mbeta në kujtime mbi tastiere.
Mirë bën , kur nuk di se ç’të thuash.
Përse t’i hapësh portat e ferrit dhe njëherë..?!

Tek parmaku i kujtimeve, mbeta e hutuar.

Cirka n’ strehëzën e lotëve tik takun ndaloj.

Në dy gëzimet e ditës t’i ike i menduar .

Kujtesën e ëndrrat, n’azilin e një libri do i çoj..!