Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Bardhyl Londo

848
Sigal

Më 11 mars 1981 në Kosovë shpërthyen demonstratat e fuqishme. Pavarësisht territ informativ, në Tiranë e kishim zemrën dhe mendjen në Prishtinë. Për fat të keq censura zyrtare na kishte ndaluar të shkruanim për to, madje dhe t’u përmendnim emrin. Atëherë gjeta një mundësi tjetër: shkrova poemën “Vajzë e vogël me jetë të madhe”, një poemë kundër dhunës, por pa e përcaktuar vendin, që u  botua në revistën Nëntori. Në dy këngët e fundit të cilat po i postoj pa asnjë ndryshim,vertikalisht germat e para të çdo vargu lexojnë Kosovë dhe Prishtinë.

Tirana kryeqyteti më i çuditshëm

A ju ka shkuar ndonjëherë ndërmend se Tirana është  kryeqyteti më  i çuditshëm dhe më mjeran në botë? Sepse nuk ka institucione kombëtare: Kishte por nuk ka. Teatër Kombëtar, kishte por nuk ka. Teatër Kombëtar të  Operës dhe Baletit, kishte dhe nuk ka.  Bibliotekë Kombëtare.

Ajo që më dhemb më shumë është  indiferentizmi ulëritës me të cilin e përcjellin njerëzit këtë qyqari të kryeqytetit të tyre. Por besoj se ka një zgjidhje: për të kapërcyer këtë situatë: meqë  zgjedhjet po afrojnë është  mirë që kryebashkiakun dhe kryeministrin t’i marrim nga Kosova, jo për faktin se shumë ministra e këshilltarë i kemi marrë andej, por për të  vërtetën se Prishtina është  i vetmi kryeqytet shqiptar që i ruan si sytë e ballit institucionet kombëtare dhe nuk i ngatërron ato me kullat dhe parkingjet e nëndheshme.

Requiem për Tiranën
(Nostalgji 2)

Ora pesë e gjysmë.
Gjysma vjeshtë, gjysma dimër,
gjysma dritë, gjysma mugët.
Ti për te unë tani je nisur
dhe je në gjysmë të rrugës.

Një hap në trotuar,
tjetrin në asfalt,
çantën e vogël në krah.
Vetëtiu mbi Dajt. Si një trung, nga sëpata
horizonti përgjysmë u nda.

Rrugën vijat e bardha e përgjysmojnë,
bulevardi i madh përgjysmon qytetin,
Kulla e sahatit më dysh ndau një tufë dallëndyshesh
si dy duar
që kërkojnë
njëra tjetrën.

Ti po vjen.
Dhe je në gjysmë të rrugës,
gjysma e qytetit nën diell,
mbi gjysmën tjetër breroi shiu.
Hapat e tua me germa të mëdha mbushin horizontin:

Dashuria është  një monument, 

mbrohet nga njeriu.

Ti po vjen,
me çantën e vogël mbi krah.

Vërtet kjo është gjithçka?

Maj,1988

Kaq pranvera

Kaq pranvera kanë ardhur dhe ikur,

O pranvera s’pyetka për asnjë tank.

 Si shami nëne të ulet

mbi varr një re bjeshke,

 Oi! klith një stuhi që larg.

Vjen një shqipe e bukur

 me krahë të pushton,,

Është vallë shqipe

apo zemra jonë?

Liri

Po pyetet ju që vini:

Ç’u bë tanku i mallkuar,

Rrotat lubi ju kanë

ëndërruar edhe ju,

 Ishte një tank thotë koha,

po s’ është me Shndërrimi në rërë,

stacioni i fundit i tij.

Ti ke mbetur,vajzë e vogël,

e bukur siç ishe, Ishte një vajzë,

ishte një tokë dhe janë përsëri,

Në doni të mësoni emrin e saj

Është i thjeshtë: Liri… 1981,

Pranverë.

R