Suplementi Pena Shqiptare/Fran LLeshi Retorikë: Çorba e Xha Mitros

870
Sigal

Diku në një fshat, shkon xha Mitro te shtëpia e rrobaqepëses, për të porositur kostumin. Aty gjen zonjën e shtëpisë dhe tri kunatat – nuse të djemve, të cilat hynin e dilnin me punët e tyre. Të oxhaku sheh një vorbë që valonte në zjarr.

Ngrihet vjehrra  e merr një dorë kripë dhe ia hedh vorbës dhe largohet, pas saj vjen e para nuse i hedh edhe ajo, ai shikonte me habi vorbën, më pas vjen nusja e dytë gjithë seriozitet, fap, i hedh edhe ajo dorën e vet. Përsëri xha Mitro nuk bëri zë, mendon me vete: Tani e ka radhën e treta, kjo pak më e kujdesshme veç kripës i hodhi  edhe ujë , shpuziti zjarrin dhe doli jashtë. Secila mendonte detyrën e kryer. Vjen koha e marrjes së masës për kostumin, hyn zonja e shtëpisë- rrobaqepësja ulet te makina qepëse.

-Prit! – i tha xha Mitro. – Tani e kam radhën unë, ngrihet e merr kripë te tasi për t`ia hedhur vorbës.

-Mos! – vikatën të gjitha njëzëri.-Iu kemi hedhur!

-S`ka gjë, i pesti jam unë, çorbë u bë kjo punë.

Iu qasa këtij episodi për të bërë një paralelizëm me shumë probleme të kohës, që çalojnë, në shoqëri e më gjerë dhe i ngjajnë “çorbës së xha Mitros” , ku, në thelb kanë mosmarrëveshjet. Natyrshëm lind pyetja retorike: “Kur nuk merren vesh njerëzit që janë bashkë, si mund të merren vesh- veç?!”