Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Çobo: Do më duash si dikur

168

DO MË DUASH SI DIKUR

MIMOZA ÇOBO

Ishulli i dashurisë, sonte s’pipëtin,
çdo gjë në gjumë të thellë ka rënë.
Një puthje sipër buzës tënde dremit,
tjetra ngashëren me tinguj të rëndë.
Një valë ishullore, të përkundi lehtë,
faqet shpupuriti ëmbëlsisht,si dikur,
sikur të ulesha qerpikut tënd si pendë,
syrit do t’ia fshija trishtimin papritur.
Ishulli përflakur perëndimit kundërmon,
mos kujto,se pa mua,do biesh në gjumë,
sado të përpiqesh,ta dish,është e kot,
çdo kujtim ta bren shpirtin më shumë.
Kur bregut të rendësh,rërës së njomë,
valëve ndoshta do ndjesh një psherëtimë,
dije,se jam unë,kur era prek me dorë,
flokun e butë shpupuritur mbi shpinë.
Atëherë përmalluar,do duash të vij,
kur ishulli të ketë rënë në gjumë,
nëse qepallat mbyll,padashur si fëmi,
jastëk dashurie,për ty,do bëhem unë.