Suplementi Pena Shqiptare/ Maku Pone ku shkojnë poetët kur poezia e tyre si bijë e parë e bukurisë hyjnore, strehë kanë mjegullnajën hyjnore

642
Sigal

Gëzim Llojdia

1.

Maku Pone, poeti, dramaturgu,  shkrimtari në 9 korrik  në moshën 80 vjeçare  iu largua kësaj bote, siç mund të  thotë Lasgushi; “Fluturoi dhe shtërgu i fundit madhështor…”

Ikja e një poeti është e dhimbshme. Pyetja  se: ”Ku shkojnë poetët kur poezia e tyre,  si bijë  e parë  e bukurisë hyjnore,  ata  strehë  kanë atje, në mjegullnajën hyjnore“. Makun e kam njohur si poet në fundvitet ’80. Isha,  student kthehesha nga Tirana te azotiku në Fier, një autobus më ndaloi përpara këmbëve. Ishet shoferi dhe një burrë. Hipa dhe ula pranë një burri  që rrinte në vend të parë. Ky ishte Maku Pone dhe autobusi shkonte të merrte trupën e teatrit të Fierit, që kishte dhënë shfaqje në Vlorë. Kur më tha emrin u befasova, se e kisha lexuar te “Drita”. Më pyeti se çfarë studioja, çfarë lexoja dhe kë pëlqeja më tepër. Kadarenë i thashë. Buzëqeshi dhe tha: Do bësh përpara. –Pse, e pyeta. Ai heshti dhe tha se kishte njohur shpejtë mjeshtrin e letrave Kadarenë. Kur ia kam treguar më vonë këtë histori, mblodhi supet dhe më tha se nuk  e mbante mend. Sigurisht. Makun më tej më ftoi te TV “Apollon” dhe  një ditë erdhi së bashku me një grup xhirimi në Parkun arkeologjik të Orikut. Me Ilirjanin dhe operatorin  biseduam dhe unë ia kujtova vazhdimisht këtë histori, por ai thoshte  se nuk e mbante mend, takimin e parë në autobus duke shkuar për në Vlorë. Maku Pone krijoi te Tv “Apollon” në Fier një  rreth të ngushtë letrar dhe ftonte vazhdimisht autorë të kësaj fushe. Ai e ngriti në cilësi  emisionin dhe për shumë kohë së bashku me Ilirjan Gjikën sollën në ekran vlera historike kulturore të trevave jugore. Maku gjatë kësaj kohe botoi edhe një numër librash cilësorë që u vlerësuan nga kritika. Maku Pone lëvroi  njëherësh disa fusha të letrave shqipe . Maku Pone e nisi rrugën e letërsisë në fushën e poezisë, ku vjershat e para nisi t’i botojë qysh në fillim të viteve ’1950. Pëllumb Kulla shkruan në fb “Janë të hidhur lajme si këta”. Largësia sikur ua shton goditjen mbi ne, që e vuajmë humbjen e miqve të dashur, të tillë si poeti dhe dramaturgu Maku Pone. Jeta e solli që ai dhe unë të njiheshim në një fushë ku u lodhëm, vuajtëm dhe gëzuam tok. Fjalët që vumë ne, në buzët e artistëve të skenës, frymëzimi, emocionet që sollëm na e bënë lidhjen tonë miqësore më të fortë. Në teatrin dhe estradën e qytetit tonë të bukur të Fierit, në jetën letrare artistike të qytetit, miku im fjalë ëmbël, krijoi një atmosferë pjellorie, një filtër të çmuar për krijimtarinë time dhe të bashkëpunëtorëve tanë.” Maku Pone ka lenë një trashëgimi letrare të konsiderueshme duke botuar 14 libra me poezi, 10 drama, 4 romane dhe 6 libra për fëmijë..

 

2.

Lindur më 1 Mars 1939 Fier është poet, prozator dhe dramaturg shqiptar, shkruan Wikipedia . Fëmijërinë e kaloi në qytetet e Fierit, Pogradecit dhe Tiranës. Studimet e mesme i kreu në Shkodër, studimet e larta në Moskë për inxhinieri nafte. Ka studiuar gjithashtu për filozofi. Pasi u diplomua punoi si inxhinier për një periudhë relativisht të shkurtër në industrinë e naftës. Në vitin 1974 filloi punë si kryeredaktor në gazetën e qytetit të Fierit. Pas debutimit me disa drama që u vunë në skenat e teatrove profesioniste, në vitin 1983 filloi punë si libretist (dramaturg) pranë teatrit “Bylis”. Më pas punoi në televizionin rajonal TV “Apolon”. Pavarësisht nga punët që ka kryer në vite, krijimtaria letrare ka qenë drejtimi kryesor i jetës së tij.

Në letërsi ka botuar qysh në vitet pesëdhjetë. Në vitin 1969 ka dalë me librin e tij të parë poetik “Kur buzëqeshin shokët”. Përveç poezive ka shkruar mjaft për teatrin dhe një kohë i është kushtuar edhe letërsisë për fëmijë.

Ka fituar pesë çmime të ndryshme në konkurset-kombëtare në gjininë e poezisë (2 herë), në prozë (2 herë) dhe në dramaturgji (1 herë).

Poezi

  • Kur buzëqeshin shokët (1969),
  • Yje mbi bar (1973),
  • Në brazdat e kësaj toke (1975),
  • Lulëzim (1982),
  • Gjaku i verdhë i lulediellit (1998),
  • Në portat e erërave (1999),
  • Çeku i reve (2001),
  • Dëbora e Orientit (2005),
  • Trilogjinë poetike (2009),
  • Qiparisat e muzgut,
  • Muzikë dimri,
  • Një kafe me gurin.

Dramaturgji

  • Shpërthimi (1976),
  • Fundi i sinorëve (1977),
  • Asgjë nuk është harruar (1979),
  • Atje në Ebro (1979),
  • Natë e pagjumë (1980),
  • Udhë të mbarë (1982),
  • Shokë dhe vite (1984),
  • Dosja 63 (1985),
  • Shqetësimet e një mjeku (1988),
  • Një vajzë e fyer (1990).

Prozë[

  • Shtëpia midis mollëve (1984) (novelë),
  • Trëndafilat e mesnatës (1987) (roman),
  • Motër e vëlla (2003) (roman),
  • Balona me bedena (2004) (tregime).

Letërsi për fëmijë

  • Naftëtarët e vegjël (1969),
  • Ne jemi gjeologë (1969),
  • Postieri ynë (1970),
  • Na thërret trumbeta (1971),
  • Pushimet dimërore (1971),
  • Motër e vëlla (2003).