Suplementi Pena Shqiptare/ Lasgush Poradeci: Mëngjes

105

Si shpirt` i zi në kraharuar,
U mbyll liqeri nënë male.
Ndaj fund` i ti e pasqyruar,
Po shuhet nata më – nga – dalë.

E shoh ku vdes e ku po vuan,
E syt` e saj dyke pulitur ;
E syt` e saj q`u mavijuan,
Jan` yjt` e qjellit të venitur.

Tashi dh` agimi llambaritës
Po svagullon në fund liqeri,
Po tretet tinëz yll` i dritës
Posi një sumbull prej sheqeri.

Pra , ja! pra , ja ! se dita ndezi,
Se fund` i ujit vetëtiti ,
Se posi lajmëtar – mëngjesi,
Del zogu – i bardh` i një nositi…