Sokrat Kotherja
Miku im Dritëro
Unë nuk të kam mik fizikisht
Po të kam mik
Vetëm nëpërmjet veprës
Se emrat e mëdhenj,jo rastësisht
Zënë vend në hapësirën e shpirtit
Bëhen buri kushtrimi e jetës
I papërsëritshëm, i veçantë, origjinal
Ti s’ke fytyrë
të dytë
O Dritëro me halle!
Dhe kur të mbyllësh sytë
Do të mbetesh për jetë
Pishtar i ajkës intelektuale
Miku im Dritëro!
Ta them me shpirt e zemër
Nuk ta them për t’u dukur
Ti e lartësove veprën tënde
Me fjalën shqipe të madhe
Me fjalën shqipe të bukur
Vepra
jote
Dritëro,
Vepra jote
Mbanë
peshën e kohës
Me
gëzimet e hidhërimet
Ajo mes suferinës,llohës
Hap
horizontet e së nesërmes
Ndërtesa
të larta ngre
Me
gur e tulla të traditës
Dhe shohim ne
Prej
skelës së saj
Ku
ishim e ku shkojmë dita-ditës
Është
si tyta e pushkës
Barot
ka dufin e mirësjelljes
Ajo
të bënë
Që
midis fushës
Të
marrësh valle para vdekjes
Është
vepër pavdekësie
Është
si ujë burimi
E
pastër,e kristaltë
Ajo
çdo kuotë lartësie
Në
kohë rekord e bënë zap
Ti
mbi këtë tokë
Nuk
ke bërë kot hije
Nuk
je përrallë
Me
çudira fantazie
Por
je gjiri që rrjedh
Dashuri
e respekt
Se
shpirti yt
Nuk
është strehëz perëndie
Për
ata llumëhane
Që
lëmojnë fjalët si tespihe
Që
fshehin shpirtin me slogane
Që
marrin poza atdhetarie
Se
zemra jote
Nuk
është hapësirë gjuetie
Për
ca surretër aspak
Për
ca njerëz-gjarpërinj
Veshur
e ngjeshur me sheqer
Për
ca burra lyer me varak
Se
mendimi yt
Nuk
bie erë pabesie
Është
si ëndërr fëmije
Që
nis avionët eterit
Në
karuselin e kaltër të qiellit
Rreze
drite për ata të kurbetit
Se
fjala jote
Për
lirinë e demokracinë
Është
e prekshme si buka
Në
sofrën e gjërë të Shqipërisë
Është
si çelësi i llampës
Që
ndez dritën e atdhedashurisë