Suplementi Pena/ Dhurata Haxhiu Kasa: Përse maturantët lotuan sot në orën e gjuhës!

108
Sigal

 

 Duke dëgjuar poezinë e F Reshpjes “Nëna” në një orë dëgjimore në lëndën e gjuhës, klasa e 12- të u emocionova edhe unë pa masë. Imagjinoni në një klasë me 30 nxënës ku 17-18 prej tyre kanë sytë me lot, ku disa mundoheshin edhe t’i fshihnin me kokën ulur. Mgjth O….. e mori fjalën me mjekrën që i dridhej dhe u shpreh se nuk e kishte imagjinuar kurrë në këtë këndshikim, pastaj shpërtheu në lot, nuk dija çfarë të bëja veç ta përqafoja dhe më pas e nisa në tualet. M…. tha se në atë moment do donte të shkonte të përqafonte mamin, ndërsa K….( djalë) me sy që i shkelqenin nga lotët pasi ngriti kokën por me një zë të fortë argumentoi se nuk e kishin konceptuar ndonjëhetë nga një këndshikim i tillë nënën, në një plakje të parakohshme, në akohësi, ku si opoteozë vijnë me vërtetësi dy komcepte që Reshpja shpreh dhe që janë shumë të vërteta, fjalët e para dhe të fundit vërtet janë veç me nënën dhe për nënën. Janë fjalët “ma “që shqiptohet e para dhe ” oh nëna ime” në vdekje. Më pas vazhduan me rradhë sylotuesit e mi të tjerë. Mbeta pa fjalë në këtë orë dhe shumë e impresionuar.

Poezia!