Suplementi Pena Shqiptare/ Klodeta Dibra: Maj

455
Sigal

Shqipëroi Klodeta DIBRA

Nuk veniten puthjet
si lulet e pemës së zjarrit,
e as rriten më mbi krahë bimët bishtajore;
por ngaherë rilulëzoj
me shiun e brendshëm,
sikundër kopshtijet gjelbërore të majit
dhe ngazëllej, sepse dashuroj erën dhe retë
e çapitjen e zogjve këngëtarë,
e, edhe pse kapur në rrjetën e kujtimeve,
mbuluar nga dredhëzat sikurse muret e vjetra,
vazhdoj t’u besoj pëshpëritjeve të fshehta,
fuqisë së kuajve të egjër,
mesazhit sublim të pulëbardhave.
Besoj në rrënjët e panumërta të këngës time.
(G. Belli, Maj, shqip k.d.)