Suplementi Pena Shqiptare/ Faik Konica: Helena e Trojës

809
Sigal

N Trojë, nga maja e një kulle të lartë
Helena e bardhë zgjat kryet dhe përgjon,
poshtë nënë muret luftën që lufton,
Menella syzi me Parin flokartë;

Shikon buzëqeshur e me ballë të qartë,
Zjarrin që ka ndezur vetë dhe ëndërron,
E stolisur si ditën që hipi në fron.
Kur vajti nus’e re nga Amykla në Spartë.

 

Dhe në shesh Menella me Parin të tërbuar,
Goditin me sulm për të mundur e për të vdekur,
Gjëmojnë duke lëshuar zërin në qiell.

Gjaku u ka lyer faqe e duar
Kordhë më kordhë, hekur me hekur
Përpiqen, tingëllojnë, shkëlqejnë në diell.