Suplementi Pena Shqiptare/ Eva Gjoni: Çaste ndjesie

166

1.

Dua trupin tënd

Thjesht, për një vallëzim
Asgjë nuk do ndodh, prit
Do vazhdojmë të vallëzojmë
Dhe kur në sfond dëgjon diçka tjetër
Nuk është melodi, jemi unë dhe ti!

2.

Dua ti vë një emër moshës sime
Duhet të ekzistonte

një hendek kapërcyes vitesh
Por jo është një vije e hollë,
që në praninë tënde zhduket
Me ty
Nuk mund ti vë

një emër moshës sime

3.

I mban mënd kujtimet tona
Si gjurmat mbi rërë
Nuk janë më, por ti të lutem mos ik
Puthjet që nga larg të dërgoja
Ishin puthje te mbytura, nga deti im
Por përsëri të lutem mos ik
Çfarë ka mbetur nga unë se di
E gjitha është për ty, merre dhe ik!

4.

E kam provuar magjinë e detit
Përhumbur isha në krahët e tij
Por nuk më mbajti, ndonëse ju dhashë
Mbase nuk isha e denjë për magji
A po më deshi më shumë se aq
Më zgjoi më la të shkoj
Më bëri të besoj se në breg dola vet
Që atëherë zbulova se midis brinjëve
Më kishte vendosur

një copëz nga vetja e tij

5.

Dashuria nuk është humane,
Ajo është thjesht e gjallë,
Dashuria u takon grimcave,
Atomeve, molekulave,

neuroneve, qelizave,
Dashuria nuk është meritë,
Ajo ndodh, sepse duan grimcat!

6.

Dashuria ime jam unë,
Unë dashuroj ndryshe nga ty,
Po, po!
Unë dashuroj si unë!
Dashuria ime është tjetër gjë,
Me tënden dashuri

nuk mund të puqet kurrë.
Për ta kuptuar timen dashuri,
duhet të jesh Unë,
Sepse nuk ka tjetër, jam veç unë kështu,
e papërsëritshme, unike!
Në këtë mënyrë të dashuroj vetëm unë!