Sulmuesi 24-vjeçar rrëfen tmerrin: Karriera ime do kishte marrë fund nëse…

126

Historia e sulmuesit nga Sierra Leone, Muhamed Buja Turai është duke bërë xhiron e internetit. 24-vjeçari i cili aktivizohet në kampionatin suedez tek skuadra e Djugardenit, pretendon se dëmtimi në ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Beninit, ka ardhur për shkak “juju” ose e quajtur ndryshe magjia e zezë!

Në një prononcim për BBC Sport, futbollisti ka sqaruar situatën absurde duke u shprehur: “Unë jam shëruar pothuajse plotësisht nga dëmtimi im. Nuk u dëmtova në gisht kur luajta ndaj Lesothos, sepse askush nuk më shkeli. Unë fillova të ndjej dhimbje kur u riktheva në hotel. Njoftova fizioterapistin, i cili nuk arriti të kuptonte problemin tim, ndërkohë që dhimbja u përkeqësua kur mbërrita në qendrën stërvitore dhe u përhap në të gjithë këmbën. Vendosa të te telefonoj familjarët të cilët më dërguan tek një mjeke popullore.

ER-41KO6-hdnY-d-E5KNlXXrtLM

Ajo më tha se nëse do të kisha shkuar në spital për trajnim dhe nëse do kisha provuar ilaçin që do të më jepnin ata, karriera ime do të kishte marrë fund.  Unë i besoj të gjitha ato që më janë thënë. Kam dëgjuar edhe më parë, që kanë ndodhur gjëra të tilla në kampion e Sierra Leones. Tani e provova vetë”, u shpreh futbollisti 24-vjeçar.