Sfida e shekullit, Mediat britanike: Arrihet akordi për duelin McGregor-Mayweather

90
Sfida e shekullit, dueli i paprecedentë mes një luftëtari të arteve marciale të përziera dhe një kampioni të padiskutueshëm boksi do të zhvillohet, të paktën sipas tabolidit të njohur britanik “The Sun”. Kjo media e njohur angleze shkruan se është gjetur marrëveshja mes përfaqësuesve të Connor McGregor dhe Floyd Mayëeather për të zhvilluar këtë betejë multimilionere.
Pas muaj të tërë negociatash është mbyllur marrëveshja, megjithëse ende duhet nënshkruar formalisht kontrata. Irlandezi McGregor është kampioni në fuqi i peshave të lehta në arte marciale të përziera, ndërsa Mayëeather gëzon një absolute prej 49 fitoresh dhe asnjë disfatë në peshat e mesme në boks.
Nëse vjen edhe firma zyrtare atëherë ky superduel epokal do të zhillohet sipas akordit në sportin e amerikanit Mayëeather , pra në boks dhe jo në arte marcaile të përziera.
Las vegasi do të jetë mikrpitës i duelit, gjithnjë nëse zyrtarizohet. 28 vjeçari nga Dublini dhe 39 vjeçari nga Michigan shquhen për karakteret e tyre të veçanta dhe për deklaratatr e forta ndaj kundërshtarëve. Të dy janë personazhe të rëndësishëm edhe jashët ringut, me shpenzime multi-milionere.
Nëse vërtetë nëshkruhet marrëveshja, atëherë Mcgregor Mayëeather do të jetë një tjetër betejë historikë, pas sfidës mes amerikanit dhe Manny Paquiaos vitin e kaluar.