Sigal

Ronaldo, 33 vjeç, u kthye në Old Trafford mbrëmë, pasi klubi i tij i ri Juventus mundi Manchester Unitedin 1-0 në Ligën e Kampionëve. Në vizitën e tij në klubin e vjetër, pas largimit në vitin 2009 për Real Madridin, Ronaldo mori kohë për të bërë një një foto me Fergie.

Foton ai e ndau në Instagram këtë mëngjes.

“Një trajner i madh dhe mbi të gjitha një njeri i mrekullueshëm. Më mësoi kaq shumë gjëra brenda dhe jashtë fushës. Më bëhet qejfi që ju shoh në formë të mirë, shef”, shkruante krahas fotos.

Komentet e tij vijnë pasi Fergie iu nënshtrua operacionit të trurit në muajin maj. Padyshim edhe tifozët e United ishin të kënaqur për të parë ish yllin e tyre krah për krah me menaxherin më të madh. Nuk munguan as komentet në postim.

“Trajneri dhe lojtari më i madh në çdo epokë. Të dy ju jeni me të vërtetë legjendat e futbollit”,shkruajtën fansat.

Juventusi dominoi që në pjesën e parë të ndeshjes, me një gol mbresëlënës nga Paolo Dybala. United ngriti presionin në pjesën e dytë, por nuk arriti të gjejë rrjetën. Ronaldo u bashkua me Juventusin në verë, por lëvizja e tij është lënë në hije nga akuzat se ai përdhunoi një grua në Las Vegas në 2009. Ai prej kohësh e mohon me forcë pretendimin.