Arrihet marrëveshja, Edinson Cavani drejt “Atletico Madrid”

380
Sigal

“Paris Saint German” dhe “Atletico Madrid” kanë gjetur marrëveshjen për transferimin e Edinson Cavanit nga Parisi në Madrid, nën urdhërat e Diego Simeones.

Sipas televizionit “Sky Sport”, në kronikën e publikuar të hënën, mësohet se futbollisti uruguajan, i cili ka luajtur edhe në Seria A, është gati të nënshkruajë për “Atletiko Madridin”, duke i thënë kështu lamtumirë “PSG” pas 6 vitesh e gjysëm të mbushura me trofe.

Kontrata e Cavanit te “PSG” skadon më 30 qershor 2020 dhe francezët kanë nxituar të gjejnë një marrëveshje me spaniollët e bardhekuq me qëllim të mos e humbisnin sulmuesin me shifrën e 0 golave.  Edhe pse Cavani në janar do të ishte i lirë të firmose për cilëndo skuadrë do zgjidhte ai, për tu transferuar gjatë merkatos së verës, duket se “Atletico Madrid” nuk do të pres dhe dëshiron që “El Matadorin” ta sigurojë që në janar.

Në ditët në vijim pritet dhe një takim mes palëve për të mbyllur të gjitha detajet e marrëveshjes që do të transferojë Cavanin nga kryeqyteti i Francës në Spanjë.