Ronaldo: Interi i Spalletti-t na shfaqësoj dhe e falënderoj, tani të synohet titulli në “Seria A”

529
Sigal

Pas afërsisht 16 viteve Interi arriti të hakmerrej ndaj Lazio-s për atë titull që kryeqytetasit i hoqën ziklatërve në vitin 2002, duke i mundur me rezultatin 4-2 në javën e fundit dhe duke bërë që kurora t’i kalonte Juventusit.

Skuadra e Spalletti-t të dielën siguroi kualifikimin në “Champions” pas 6 vitesh në dëm të Lazio-s dhe Ronaldo-n (Fenomenin) mendon se djemtë duhen falënderuar.

“Skuadra aktuale e Interit na shfajësoi dhe për këtë e falënderoj. Kjo ishte një dhuratë e madhe për tifozët e Interit dhe gjithashtu për ne, që nuk ia kishim dalë ta bënim këtë, edhe pse donim aq shumë. Interi nuk e fitoi titullin, që ne mund ta fitonim asokohe, por ky kualifikim për në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm nuk vlen më pak, në njëfarë kuptimi”, – thotë fenomenali Ronaldo, i intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport”.

Më tej, braziliani thekson: “Unë jam i lumtur, tani Interi është në vendin ku duhet të jetë. Gjashtë vite pa Champions ishin një gjë e pakuptimtë për Interin, e papërshtatshme për tifozët e tij, për emrin dhe projektin e klubit”. Por, kualifikimi në Champions nuk mund të jetë një qëllim për Interin dhe Ronaldo e di mirë: “Fitimi i kampionatit është i vështirë, por Juve mund dhe duhet të ketë një rival si Interi në këtë betejë të Seria A”.

Së fundi, “Fenomeni” lavdëron Icardi, që shihet si pasardhësi i tij në rolin e golashënuesit zikaltër: “Për të bërë një ekip të denjë për Champions, nëse është e mundur, duhet të jetë mbi të gjitha vazhdimësia. Të ruhet grupi aktual i futbollistëve, me në krye kapitenin Icardi, dhe të përforcohet me elementë cilësorë pikat ku janë vënë re probleme”.