Ja frika e Ballist Morinës në duelin Francë-Shqipëri

620
Sigal

Ismail “Ballist” Morina ka dhënë një intervistë të gjatë për mediat franceze, duke ritreguar historinë e natës së Beogradit. Ai është rrëfyer edhe për jetën e tij aktuale në “arrest shtëpie”, për ndeshjen e sotme mes Francës dhe Shqipërisë dhe si do ta shohë ai këtë takim larg stadiumit. “Për momentin jam i detyruar të rri në shtëpi, pasi u arrestova nga autoritetet shqiptare 24 orë para ndeshjes me Serbinë, për shkak të dy pistoletave që mbaja për vetëmbrojtje. Tani shpresoj që të jem i lirë pas një apo dy muajsh. Por e di që kjo çështje nuk do të përfundojë këtu, do të ketë gjithmonë pasoja”, tha Morina.

Tifozi i zjarrtë i kombëtares komentoi edhe ndeshjen me Francën, duke e cilësuar sukses pjesëmarrjen.  “Për mua është sukses edhe që jemi në shtëpinë tuaj, në Francë. Jam shumë krenar për lojtarët. Por kjo nuk do të thotë se ambiciet tona duhet të jenë vetëm kaq. Ju i luani të gjitha ndeshjet pa trysni, por për ne është krejtësisht e ndryshme, duhet të paraqitemi gjithmonë më mirë.  Përsa i përket ndeshjes me Francën, duhet të them se nëse Paje luan si kundër Rumanisë, do të jetë shumë e vështirë për ne. Por në fund, rezultati do të ketë pak rëndësi, unë jam krenar për vendin tim. Më vjen keq vetëm që nuk do të jem në tribunë, për të mbështetur lojtarët”, tha ai.