Ronaldo indian “çmend” tifozët

526
Sigal

Thuhet se ai nuk ka një të dytë, por pasi të shikoni këtë djalosh mund ta keni gabim.

Bëhet fjalë për Biwar Abdullah, por të gjithë e ngatërrojnë me yllin e futbollit botëror, Cristiano Ronaldo. Fytyra dhe tiparet fizike janë aq unike me të, saqë të shumtë janë tifozët që e ndalojnë në rrugë për të shkrepur një fotografi me të.

“Shumë njerëz më thonë se unë dukem si Cristiano Ronaldo, përkundër faktit se unë jam arab, kurd. Gjëja e rëndësishme është që unë ta takoj një ditë,” -tha Abdullah për “Yahoo! Sports”.

Për t’i ngjarë edhe më shumë Ronaldos, 25 vjeçari shpesh vesh fanellën e Juventusit, ndërkohë që  talenti i tij në fushën e futbollit lë shumë për të dëshiruar.