Pas largimit nga PSG, ky është ekipi ku do vazhdojë karrierën Lionel Messi

96
Sigal

Lionel Messi do të vazhdojë karrierën e tij në MLS dhe Inter Miami.

Mëngjesin e së mërkurës franceze Equipe shkruante se argjentinasi është më afër skuadrës së SHBA-së sesa rikthimit të tij në Barcelonë apo Al Hilal dhe pak orë më vonë BBC e dërgon atë në skuadrën e Floridës.

Sipas raportit të BBC, ish-asi i Paris Saint-Germain refuzoi ofertën prej 1.2 miliardë eurosh nga sauditët dhe do të kalojë Atlantikun për të luajtur për skuadrën e David Beckham.