Rekordi i Milner në “Premier League”, ja pse duhet të frikësohen kundërshtarët e Liverpool

163

Liverpool arriti të fitonte 0-2 në ndeshjen e dytë të “Premier League” kundër Crystal Palace falë golave të Milner në pjesën e parë dhe Mane në të dytën.

Një fakt interesant që u vërtetua edhe këtë ndeshje është se sa herë shënon veterani Milner skuadra e tij nuk humbet. Kjo ka ndodhur edhe 48 herë të tjera në elitën e futbollit anglez.

Ky rekord ka nisur në vitin 2002, kur atëherë 16-vjeç, Milner shënonte për ekipin e Leeds kundër Sunderland dhe ekipi tij fitonte 2-1. Rekordi i dytë i Milner është që me penalltinë e kthyer në gol ndaj Crystal Palace ai shkruan emrin tij në librat e historisë së Premier League me tetë 11-metërsha radhazi të shënuara.

Me rekordet që mban anglezi skuadrat kundërshtare të Liverpool në kampionat duhet t’i marrin mirë masat që të paktën Milner të mos shënojë në përballjet mes tyre.