Premier League/ Chelsea i përgjigjet me fitore sanksioneve, mposhtet Southamptoni i Brojës

191
Sigal

Në ditën kur sanksionet ndaj Abramovich i dhanë një goditje të fortë Chelsea, skuadra londineze në fushë u përgjigj me një fitore të rëndësishme.

Në ndeshjet e prapambetura të luajtura në Premier League, Chelsea arriti të fitonte 3-1 ndaj Norwich në transfertë duke dhënë një sinjal të fortë që lufta e tyre në fushë do të vijojë për të blinduar edhe vendin e tretë.

Me Lukakun sërish në stol, skuadra e Tuchel mbylli që në pjesën e parë ndeshjen me dy golat e Chalobhah në 3’ dhe Mount në 14’ teksa në të dytën Pukki shkurtoi diferencën në 69’ me penallti. Ka vend edhe për një tjetër gol për miqtë që me Havertz vendosin vulën në fitoren finale 3-1 që i jep qetësi Tuchel.

Ndërkohë që Southamptoni dhe Armando Broja pësojnë një tjetër humbje, kësaj radhe në shtëpi 2-1 përballë Newcastle.

Me sulmuesin kuqezi titullar, vendasit bënë shumë mirë në pjesën e parë duke krijuar e madje edhe me Brojën që ishte 2 herë i rrezikshëm por shpërdoroi. Armstrong kaloi Southampton në avantazh në 25’ teksa Wood vuri barazpeshën në 32’ me një gjuajtje me kokë.

Në pjesën e dytë, disi në hije Broja ndërsa miqtë gjejne dhe golin e nokautit me brazilianin Guimaraes në 52’.