VIDEO/ Rusët qëllojnë drejt gazetarit zvicerian dhe i marrin 3 mijë euro, rrëfimi i tij: Katër plumba më kaluan pranë fytyrës

171
Sigal

Ushtarët rusë qëlluan në veturën e gazetarit zviceran, Guillaume Briquet në fillim të kësaj jave. Ai ndau historinë me gazetaren ukrainase, Tatiana Popov, dhe ajo u publikua nga Presidenti i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës, Sergiy Tomilenko në Facebook.

Ushtarët rusë qëlluan me vetëdije mbi një veturë me mbishkrimin Press teksa po udhëtonte nga Kirovograd në rajonin e Nikolaevit dhe më pas e grabitën atë. Plumbat kaluan disa centimetra përtej kokës së tij dhe nëse ai nuk do të ishte përkulur do të ishte goditur.

“Nuk është ushtria, janë vrasësit e Putinit”, tha gazetari zviceran. “Shkova në Nikolaev, ku pas kontrollit ukrainasit më lejuan të vazhdojë. Pasi mora patentën time, vazhdova rrugën time. Katër kilometra më vonë ata filluan të qëllojnë në veturën time – katër të shtëna kaluan pranë fytyrës sime”, tha ai.

Pasi ushtarët rusë qëlluan në veturën e tij, Guillaume doli prej automjetit dhe ngriti duart duke thënë “Unë jam gazetar, mos më vrit”.