Shkon në 20 numri i viktimave në Greqi, 35 janë në gjendje kritike

317
Sigal

Tre persona kanë gjetur vdekjen këtë të martë në Greqi si pasojë e COVID-19.

Autoritetet shëndetësore të këtij vendi bënë të ditur se numri total i viktimave në Greqi ka shkuar në 20.

Ndërkohë deri në orën 17:00 të kësaj të marte, ishin shënuar 48 raste të reja të personave të prekur nga kjo sëmundje.

Kjo bën që shifra totale e të prekurve në Greqi nga dita e parë e deri më tani të jetë 743.

Nga kjo shifër, 29 persona janë shëruar plotësisht ndërsa 35 janë në gjendje kritike për jetën.