Fatos Lubonja: Presim sezon të ri politik me sherre pa dialog

588
Sigal

Analisti Fatos Lubonja tha, se në sezonin e ri politik thotë se do të ngelemi sërish tek “sherri pa dialog”. Sipas Lubonjës, një pjesë e politikës (mazhoranca) jeton me iluzionin e madhështisë së vet, ndërsa opozita vazhdon të vuajë pasojat e së kaluarës. Ai thotë se çështjet kryesore për të cilat debati do të vijojë të jetë i ndezur, janë historitë e drogës, vettingu, koncesionet e Teatri.

Lubonja: Ne kemi një mazhorancë që jeton në iluzionin e madhështisë së vet. Kemi dhe një opozitë që s’del dot nga gropa e së kaluarës, dhe është e braktisur. Të dy palët nuk bëjnë dialog, se ia përmendim teatrin për shembull. Besoj se do të vazhdojë sherri, dhe ajo që u intereson këtyre, që të mos ketë një të vërtetë të dalë nga sherri. Ka shumë çështje të mbetura pezull. Do vazhdojnë historitë me koncesionet. Duhet të dimë deri ku mund të shkojnë politikat e privatizimit, dhe ky është debat i hapur në Itali se privat,i duke u nisur nga timit mund të bëjë dhe abuzime që s’i kontrollon dot më vonë. Një tjetër debat, do jenë historitë e drogës, paratë e trakut që qarkullojnë, oligarkët në mes që po pastrojnë paratë. Shqipëria është e vogël, shumë gjëra dihen por mbrohen nga palët, Besoj se edhe kjo është tashmë dështim i dukshëm i reformës në drejtësi do jetë objekt i madh sherri jo vetëm se ka dështuar, por, edhe duke drejtësi, do jetë objekt i madh sherri, jo vetëm se ka dështuar, por edhe duke u denoncuar pasojat e kësaj. Do të ketë një prokurori selektive, është e qartë kjo dhe besoj do të ketë denoncime selektive. Veprimet e mosveprimet e Prokurorisë do të shtohen. U hetua gjë pse u përmbyt Biblioteka Kombëtare? Jo. Ka shumë gjëra në këtë vend që tregojnë se shteti nuk funksionon. Nuk jemi në mendjen e atyre që e kanë bërë, por ka pasur shenja të dukshme që qëllimi i tyre nuk ishte, drejtësi e pavarur, por drejtësi e kapur, që Rama ta ketë të gjithë pushtetin për vete.” – pohoi, midis të tjerave, Lubonja.