Pse Arsen Hoxha e nxjerr “offsajt” asistentin Çokaj?

598
Sigal
Në një interpretim ekskluziv për gazetën “Panorama Sport”, ish-arbitri Ndërkombëtar, Arsen Hoxha, në argumentet e tij, ndryshe nga Jemini, e quan të rregullt golin e Flamurtarit në minutat e fundit të sfidës me Kukësin. “Unë mendoj se goli i vlonjatëve ishte i rregullt, dhe se Flamurtari u penalizua padrejtësisht. Këtë e mbroj me argumente teknikë: se, lojtari që shënon golin është në pozicion të rregullt, dhe në kohën që ai godet topin në drejtim të rrjetës, është rreth 1 metër larg shokut të tij. Në këtë mënyrë nuk ka interferim nga shoku i tij, i cili është prapa shpinës së futbollistit që godet topin dhe e çon atë në rrjetë. Njëherësh, lojtari interferues ndodhet 1,5 deri në 2 metër prapa sulmuesit që godet topin dhe e dërgon atë në rrjetë”. E sipas Hoxhës, asistenti Çokaj ka dalë vetë “offsajt” në këtë rast anulimi të golit të Flamurtarit.