Zyrtare/ Dortmund blen sulmuesin e Ajax për 31 milionë euro

145
Sigal

Ajax ka zyrtarizuar shitjen e sulmuesit Sebastien Haller te Borussia Dortmund.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë kishte edhe tre vite kontratë, por nuk e ka refuzuar ofertën për t’u rikthyer në Bundesliga.

Më parë aty ai ka luajtur për Eintracht Frankfurt. Ajax për shitjen e Haller ka përfittuar 31 milionë euro.

Në marrëveshje ka edhe bonuse të përfshira, që mund ta bëjnë këtë shumë 34.5 milionë euro.