Presidenti i FIFA-s se fsheh simpatinë për Interin: Skuadër e çmendur që na bën të vuajmë ne tifozëve

624
Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, ka dhënë një intervistë për “Premium Sport”. Ndër të tjera ai folur edhe për derbin e Madoninës, midis Interit dhe Milanit që do të luhet nesër.

“Si tifoz i vjetër i Inter pres diçka speciale që të ndodhë në këtë ndeshje, por nuk e them. Faktikisht do t’ia them personalisht trajnerit të Milan, Gatuzo atë që unë parashikoj për derbin, sepse e kam mik të mirë.”
“Historia e Interit ka emocionuar miliona njerëz. Është një skuadër e çmendur që na bën të vuajmë ne tifozëve, por ndoshta duke qenë tifoz i Inter kam gjetur rrugën e për t’u bërë president i FIFA. I uroj sukses kësaj skuadre”, ka thënë Infantino.
Sigal