Goditi me grusht sulmuesin kundërshtar, ja vendimi që u dha për Grezdën

303
Sigal

Eros Grezda u bë protagonist për keq pak ditë më parë, sepse qëlloi me grusht futbollistin kroat të Rijekës, Antonio Colak, në parkingun e stadiumit, pas një ndeshjeje të Kupës së Kroacisë.

Pikërisht për këtë sjellje, sulmuesi gjakovar i Osijekut u pezullua për 4 ndeshje mes kampionatit dhe kupës, nga organet e disiplinës pranë Federatës Kroate të Futbollit, që konkludoi se Grezda ka shkelur nenin 57 të rregullores së disiplinës.

Dënimi është më i lehtë nga sa ishte parashikuar, pasi mediat kroate kishin aluduar për një pezullim minimal prej 6 javësh dhe maksimal prej 6 muajsh.