Klajda Gjosha: Integrim do të thotë të mos heshtësh para realitetit të dhimbshëm që po kalon Shqipëria

627
Fjala e plotë Klajda Gjosha, në bashkëbisedimin me gjimnazistët dhe të rinjtë e kryeqytetit.
Është kënaqësi shumë e veçantë që këtë temë po e diskutoj me grupin e interesit më të rëndësishëm në gjithë procesin e integrimit europian që është rinia. Unë gjithmonë kam pasur pasion të veçantë për të diskutuar për këtë çështje me rininë shqiptare. Sepse ky proces nisi nga rinia dhe patjetër do të jetë ajo që do të duhet ta vazhdojë më tej , jo vetëm në antarësimin e plotë të Shqipërisë por edhe atëherë kur të jemi të antarësuar do të jetë një proces tejet i vazhdueshëm në të gjithë spektrin tonë të jetës. Për të përafruar legjislacionin tonë me atë të BE por edhe për të arritur ato standarde sociale, ekonomike që ende ne jemi duke vuajtur shumë, punuar shumë por që Shqipëria ende sot ndodhet shumë hapa pas. Fatkeqësisht edhe pse pas 28 viteve, me të vërtet puna ka qenë shumë e madhe dhe intensive, unë do thoja që është për të ardhur keq që ne sot ende diskutojmë nëse Shqipëria do të çel negociatat me BE. Sepse janë vite të humbura, shpeshherë unë besoj që politika ka fajet e saj që e ka lënë Shqipërinë kaq prapa në procesin e integrimit por edhe në standardet që ajo duhet të ketë dhe të ofrojë për qytetarët e saj. Gjithmonë kam dashur të sensibilizoj opinionin publik që politika nuk është e vetme në këtë proces. Ky proces i përket shumë aktorëve dhe mbi të gjitha rinisë shqiptare. Shpesh herë më pyesin po si mund të kontribuojmë ne në këtë proces. Fillon nga ato gjërat më të vogla, më të thjeshtat fare që ndoshta ju nuk ju shkon ndërmend por që kanë të bëjnë pikërisht me një kulturë europiane. Që në mënyrën sesi ne sillemi me njëri-tjetrin. Sesi respektojmë njëri-tjetrin, ligjet e këtij vendi. Gjëra elementare por që janë ato që e bëjnë një shoqëri ose me një standard të lartë europian me një kulturë që ligjin e ka në bazën e saj apo e bën një shoqëri e cila ende është në vite tranzicioni, që ende kërkon ndryshim mentaliteti. Dhe ndryshimi i mentalitetit fillon te ju. Sepse dhe Shqipëria Europiane është një vizion, një ëndërr që kërkon punë dhe energjinë tuaj. Kërkon që ju të informoheni mirë, të studioni sa më shumë, se sa më të informuar që të jeni ju, sa më arsimuar që të jeni ju, atëherë të jeni të bindur që edhe administrata jonë nesër, por edhe biznesi edhe ajo pjesë e privatit që është shumë e rëndësishme në shoqërinë e sotme do të ketë një standard tjetër. Ne ende diskutojmë sot për 5 prioritete kyçe që Shqipëria ka një sërë kriteresh të paplotësuara. Unë nuk dua të them që ne që ishim në atë ministri punuam shumë d
he tashmë procesi po shkon keq sepse u ndryshuar personat. Por çfarë ndodhi në 2017 kur ne u larguam nga ministria e integrimit? Ne patëm një shkrirje të ministrisë që do të thotë se ato persona që e themeluan dhe që ishin një memorie institucionale e gdhendur në atë ministri por edhe në gjithë pjesën e administratës shqiptare sot nuk janë më. Është një pjesë shumë e vogël që i ka kaluar ministrisë së jashtme ku ende njerëzit nuk janë të emëruar në pozicionet e tyre. Ky është një problem katastrofik jo vetëm për procesin por edhe për mënyrën sesi funksionon administrata shqiptare sot kur njerëzit presin pafund shërbime. Besoj këtu futemi direkt në atë pjesën e prioritetin numër 1 që është reforma në administratën publike. Unë mund tu them një informacion që Erisa e di mirë bashkë me mua, ku BE i ka dhuruar Shqipërisë një grant prej 32 milionë euro për të trajnuar këta njerëz që fatkeqësisht sot nuk janë më pjesë e administratës dhe nuk dihet ku janë. Janë të papunë ose njerëz që mekanizma ndërkombëtar mundohen ti marrin dhe ti thithi sepse janë kapacitete që duhet ti kishte administrata jonë shtetërore që të përballojë sfidat e mëtejshme të procesit të integrimit . Sot janë shkatërruar disa nga drejtoritë më të rëndësishme, të BE nëpër ministritë qendrore apo dhe në institucionet e varësisë. Dhe problemi që ne hasim është jo vetëm koordinimi dhe monitorimi i gjithë institucioneve që janë 72 institucione që koordinoheshin në atë kohë nga ministria e integrimit por sot nuk kemi më një strukturë e cila të raportojë në komisionin europian për rezultatet që ka Shqipëria. Për të mos kaluar më tej te prioriteti numër 2 që është një nga më të rëndësishmit më të debatuarit. që është pikërisht reforma në drejtësi. Ne kemi bërë një punë të jashtëzakonshme bashkë me institucionet e tjera dhe në atë kohë Kryetari i Kuvendit kaloi në një rol të jashtëzakonshëm ku ne kaluam me 140 vota me konsensus të plotë reformën në drejtësi. 
Do të thoshte që reforma do të kthehej e pakontestueshme, që të ishte e pakapur nga asnjë palë politike. Dhe puna u bë me një ndihmë shumë të madhe patjetër edhe nga ndërkombëtarët. Sot pasi u luftua shumë që pushteti të shkonte në dorën e një personi që fatkeqësisht jo vetëm mendimi im por dhe ju e kuptoni që pushteti në dorë të një personi është ti kthesh Shqipërisë diktaturën dhe kjo po ndodh sot edhe në Kuvendin e Shqipërisë me ligjet që kalojnë me atë arrogancën e kartonave që ngrihen dhe ulen duke thënë që ne nuk kemi nevojë për opozitë. Por kur thua ske nevojë për opozitë, ske nevojë as për mbështetjen e qytetarëve apo jo. Se opozita është zëri i qytetarëve. Ne jemi zgjedhur aty, nuk kemi shkuar me dëshirë, kemi shkuar me votën dhe me mbështetjen e qytetarëve. Sot ne shohin që sistemi i drejtësisë është totalisht i kapur. Nuk e di nëse reforma në drejtësi do të jetë një nga pikat më kryesore për ti dhënë Shqipërisë dritën jeshile për çeljen e negociatave. Kemi një kryeprokurore të përgjithshme, zgjedhur me 69 vota, më pak sesa vetë votat që duhet të përbëjnë qeverinë e një vendi, të zgjedhur vetëm nga një parti politike, pa pyetur asnjëherë nëse ne ishim të hapur për ndonjë lloj konsensusi apo jo. 
Po zgjedhin disa persona që kanë qen
ë pjesë e sigurimit të shtetit në krye të institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë. Kur kjo nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës që ka pasur një sistem të tillë diktatorial. Madje ata kanë dhe ligje që nuk lejojnë 15 vite kush ka qenë në sigurim të shtetit nuk mund të bëhej pjesë e administratës shtetërore apo e sistemit të drejtësisë. Ndërkohë ne sot i kemi rikthyer ata dhe i kemi pjesë të saj. Dhe sistemi i drejtësisë nga i pavarur që e dëshironim ne sot është më i varur se kurrë. Pyetja që unë kam drejtuar shpesh institucioneve shqiptare ka qenë pikërisht cili do të jetë raportimi juaj në Komisionin Europian që Shqipërisë ti çelen negociatat. Sepse që unë të besoj te sistemi i drejtësisë që nesër do të kapi trafikantët e drogës, at që nuk zbatojnë ligjin që do të jetë i drejtë për qytetarët shqiptarë dhe që nuk do ti mbajë ata me rradhë të tëra nëpër dyert e gjykatave. 
Sepse nuk gjejnë dot të drejtën e tyre, të pronës, të konflikteve, të kontratave që prishen çdo ditë pa asnjë lloj motivacioni sepse unë e njoh gjykatësin apo unë e njoh prokurorin .Kjo nuk është më çështje e politikës dhe këtu fillon ndërgjegjësimi. Fillon te rinia, te zëri, te sensibilizimi juaj. Ka nevojë që ju jo vetëm të merrni pjesë nëpër të tilla forume, e këtyre debateve dhe diskutimeve që bëhen shpesh për procesin e integrimit. Por ju duhet të filloni të bëheni të ndjeshëm te çdo sektor dhe çështje që ju prek juve në mënyrë të drejtpërdrejt. Dhe ka shumë mënyra për tu ngritur. A keni parë n
ë vendet e BE që janë shumë të zhvilluara sesi pak të ndryshojë ligji për arsimimin, po të shikojmë në Francë sesa shpirt revolucionar ka rinia atje, për ti treguar qeverisë që ata nuk mund të bëjnë çdo gjë me ta sepse vendi nuk është i 10 vetave që qeverisin. Është i miliona njerëzve që jetojnë në të dhe që përbëjnë shoqërinë e atij vendi. Dhe që ajo qeveri nuk mund të jetë aty përjetësisht. 
Ndaj dhe sensibilizimi nga ana juaj dhe ndjeshmëria për çështje që ju prekin ju duhet të jetë shumë e lartë. Duhet të filloni pse jo, me protesta të vogla. Nuk do të thotë të sjellësh një Shqipëri të tërë para kryeministrisë. protestë është edhe kur 10 studentë vuajnë sepse iu është hequr e drejta e provimeve, nota pa të drejtë apo të tjera çështje që ju realisht ju shqetësojnë dhe që prekin atë jetën tuaj të përditshme por edhe të ardhmen. 
Sepse ky është procesi i integrimit në fakt. Nuk është vetëm Vettingu. Kemi katër vjet që e dëgjojmë, thua se do të shpëtojë, rininë, jetën e qytetarëve, se do ti japi bukë për të ngrenë. Vettingu është një procedurë fare e thjeshtë e vendosur atje që do të ndodh duam apo nuk duam ne. Tashmë pjesa ligjore i është akorduar nga Parlamenti i Shqipërisë, gjithë procesi do të vazhdojë normalisht. Por pjesa juaj është shumë herë më e thellë dhe ka të bëjë pikërisht me ndërtimin e një shteti të drejtë që do ju shërbejë ju nesër. U kapën 613 kg drogëra të rënda, kanabis e kështu me rradhë. Kemi të bëjmë me prioritetin numër 3 të BE që është pikërisht lufta kundër krimit të organizuar. Një nga prioritetet më të vështira sepse sot ne kemi një shtet që fatkeqësisht edhe pse është i vetëm, pra i përbërë nga një parti funksionon pa një sistem drejtësie, dhe është shumë e vështirë të luftohet krimi sot në këtë vend. Tonelatat e drogës që ikin tregojnë që ajo është pjesë e ekonomisë shqiptare. Kjo është e rënde sepse qeveria nuk po punon më për të ngritur sektor që janë bazë të ekonomisë por po punon për të injektuar në këtë ekonominë tonë diçka për të cilën juve nuk ju hap një rrugë nesër. Ne kemi para dy sfida, një që është raporti i Komisionit Europian, që unë jam e bindur që do rikonfirmojë çeljen e negociatave siç ka bërë dhe në dhjetor të 2016 kur ne kemi drejtuar atë ministri. Por kemi dhe qershorin që është vendimtar që janë vendet anëtare. Dhe këtu pikëpyetja është shumë e madhe. Dhe sfida e qeverisë është shumë e madhe për ti bindur këto vende. Të bindësh vendet do të thotë në rradhë të parë të mos rrezikosh sigurinë e tyre. Droga që kalon nga Shqipëria dhe prek vendet e tyre në fakt ka rrezikuar sigurinë e tyre kombëtare dhe kjo është pikëpyetja më e madhe që i është vënë Shqipërisë sot, nëse do të çel negociatat apo jo. Unë uroj që ajo të çel, për ju dhe më pas vendet anëtare të monitorojnë sa më shumë sistemin tonë të drejtësisë dhe të gjitha reformat që ndërmerren këtu. Uroj që ti çel për rininë shqiptare dhe tu jap atyre një dritë jeshile dhe një shpresë që ata të qëndrojnë këtu dhe të mos largohen nga Shqipëria.
Sigal