Përleshje mes “guerrilsave” të Partizanit dhe tifozëve bullgarë të Botev Plovdiv

251
Një incident ka ndodhur pak minuta më parë në prag të ndeshjes Partizani-Botev Plovdiv që luhet për raundin e parë kualifikues për Ligën e Europës. Tifozët bullgarë janë përleshur me “guerrilsat” në hyrje të stadiumit “Selman Stermasi” dhe është dashur ndërhyrja e policisë për qetësimin e gjakrave.Partizani luan sot ndeshjen e parë të vlefshme për turin e parë kualifikues të Ligës së Europës ndaj bullgarëve të Botev Plovdivit.
Të kuqtë do të zbresin në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm duke u bazuar në lojtarët që trajneri Sulejman Starova ka në dispozicion, teksa mungesat më të mëdha janë ato të dy qendërmbrojtësve Renato Malota dhe Gëzim Krasniqi për shkak të dëmtimeve.
Një grup prej më shumë se 100 tifozësh bullgarë është nisur drejt Shqipërisë për të ndjekur ndeshjen por një pjesë e tyre u ndaluan në Qafë-Thanë për shkak se ishin të dehur dhe të pajisur me armë të ftohta.