Aksident i rëndë në Tiranë, një i vdekur

443
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të enjte në Tiranë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën dytësore Tiranë-Vorë. Nga se bëhet e ditur një autoveturë është përplasur me një kamion e për pasojë një person ka mbetur i vdekur.
Mësohet se automjeti tip “Ford” me targa DR 5428 E është përplasur me kamion. 
Viktima është drejtuesi i automjetit “Ford”, ende i paidentifikuar. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Sigal