Nuk e pyetën për listën e lojtarëve, drejtori sportiv i Vllaznisë jep dorëheqjen

Në faqen zyrtare të Vllaznisë pak çaste më parë janë bërë të ditur emrat e futbollistëve që do të udhëtojnë në Ulqin për fazën përgatitore të dimrit. Menjëherë pas shpalljes së emrave një lajm befasues vjen nga klubi shkodran, drejtori sportiv Eugent Zeka ka dhënë dorëheqjen.

Mësohet se ky vendim i drejtorit sportiv ka patur të bëjë më faktin se nuk është pyetur për listën e lojtarëve që do të niseshin në Ulqin. Kjo nuk është pritur aspak mirë dhe ka shkaktuar pakënaqësi e cila ka shtyre drejtorin sportiv Eugent Zeka të japë dorëheqjen.