VIDEO/ Mahrez “trondit” Bernabeu-n me një super gol, shokohet Real-i

Real Madridi dhe Man City po zhvillojnë një ndeshje të fortë në kuadër të përballjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Rezultati i ndeshjes së parë 4-3 në të mirë të anglezëve, bënte që skuadrat të ishin kërkuese përpara dhe të kujdesshme në mbrojtje.

NOA

Pjesa e parë edhe pse kishte raste, gola nuk sollën.

Në pjesën e dytë zhvillohej minuta e 73-të, kur erdhi goli i parë. Bernardo Silva pasoi bukur te Riyad Mahrez i cili me një goditje të fuqishme brenda zonës shënoi për 1-0.