Zelensky telefonatë me shefin e OKB-së: Na ndihmoni të shpëtojmë civilët ne Azovstal

116
Sigal

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar ndihmë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për të shpëtuar ukrainasit e mbetur të plagosur në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.

Në një telefonatë, të zhvilluar me Antonio Guterres Zelensky i kërkoi ndihmë që procesi i evakuimit të mos ndërpritet.

“Jeta e njerëzve që mbeten atje është në rrezik. Të gjithë janë të rëndësishëm për ne. Kërkojmë ndihmën tuaj për t’i shpëtuar.”-mësohet t’i ketë thënë Zelensky gjatë telefonatës Guterres sipas zyrës së shtypit të Presidentit Ukrainas.