150 sportistë nga datat 8-9 korrik nisin kampionatin e Notit për të Rinjtë dhe të Rritur

916
Sigal

Ministrja e MASR, Besa Shahini: Do të mbështesim të gjitha aktivitetet e Notit dhe të sportit shqiptar në tërësi

Në datat 8-9 korrik zhvillohen garat e 50 metrave me pjesëmarrjen e mbi 150 sportistëve në kompleksin “Akuadrom”. Presidenti Agim Çiraku: Kampionati është gjithëpërfshirës, presim rezultate e rekorde

Starton Kampionati Kombëtar për të Rinj & të Rritur, eventi që bashkon të gjithë notarët shqiptarë

Deniz Tufina

Kampionati Kombëtar i Notit për të Rinj e të Rritur ngre sot siparin në ambjentet e pishinave të Akuadromit në kryeqytet. Ky kampionat pritet të ketë një pjesëmarrje të gjerë për shkak të garës në disa kategori e grupmosha, por edhe për rëndësinë dhe organizimin e bërë nga Federata Shqiptare e Notit me në krye Presidentin Agim Çiraku, por edhe me kujdesin e sekretares së përgithshme të FSHN-së, Suela Haxhija. Kampionatit i sivjetshëm zhvillohet në datat 8 dhe 9 korrik në pishinat 50 m dhe duke parë rezultatet e eventeve të mëparshme gjatë këtij viti, pritet garë e fortë dhe disa rekorde të rinj. Noti shqiptar po ecën përpara me hapa të rëndësishëm, këtë gjë e tregoi dhe Kampionati Kombëtar i Fëmijëve, zhvilluar dy javë më parë, në të cilin ishte e pranishme edhe ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporit, Besa Shahini, e cila konfirmi mbështetjen e ministrisë për këtë sport. Ministrja Shahini e vlerësoi notin shqiptar si një ndër sportet me rëndësi tejet të veçantë, sepse sipas saj përveç anës sportive, aktiviteti fizik i notit i shërben fëmijëve për shëndetin e tyre. “Jo vetëm që dua t’i mbështes fëmijët e vegjël, por dua të shoh se si mund t’i japim më tepër fisibilitet garës sportive që të frymëzojmë sa më shumë fëmijë, që të merren sa më shumë me sport, dhe të adresojmë dhe disa problematika të tjera që kemi me obezitetin, apo kequshqyerjen.”- pati deklaruar Shahini, e cila vlerësoi në maksimum punën e bërë nga Federata Shqiptare e Notit dhe Presidenti Agim Çiraku.

Pjesëmarrësit dhe gara

Kampionati Kombëtar i Notit për Fëmijë & të Rritur, pritet të ketë rreth 150 pjesëmarrës nga të gjitha moshat, që prej fëmijëve e deri tek profesionistët e notit shqiptar. Gjithsej do të jenë 40 gara në disiplina të ndryshme në pishinat 50 metra me 8 korsi. Aktiviteti “Kampionati Kombëtar– 2019” u rezervohet notarëve të teseruar në ekipet e federuar të Federatës Shqiptare të Notit (FSHN)…në këtë veprimtari mund të marrin pjesë sportistë të FNK (Federata e Notit të Kosovës) dhe sportistë të federatave anëtare të LEN dhe FINA pa të drejtë kualifikimi.

Kampionati Kombëtar i Notit për Fëmijë & të Rritur, pritet të ketë rreth 150 pjesëmarrës nga të gjitha moshat, që prej fëmijëve e deri tek profesionistët e notit shqiptar. Gjithsej do të jenë 40 gara në disiplina të ndryshme në pishinat 50 metra me 8 korsi