Nora Gjakova fiton medaljen e argjendtë në ‘Grand Prix 2019’

139

Nora Gjakova është mposhtet në finale, por “ngushëllohet” me medaljen e argjendtë në ‘Grand Prix 2019’ në Budapest të Hungarisë.

Xhudistja kosovare në kategorinë deri në 57 kilogramë është mposhtur nga braziliania, Rafaela Silva.

Në rrugën drejt finales, Nora ka mposhtur rusen Dzhigaros, garuesen nga Bregu i Fildishtë, Abzetta, dhe në gjysmëfinale fitoi ndaj xhudistes nga Panama, Roper.

Vlen të theksohet se medaljen e argjendtë në Budapest ka fituar edhe xhudistja tjetër kosovare, Distria Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Befasia e ditës, ka qenë eliminimi i Majlinda Kelmendit, që ka mbetur pa medalje.