Xhensila Myrtezaj zbulon pamje nga ditëlindja e Ajkës

2252
Sigal

Ditëlindja e parë e Ajkës, vajza e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut, qenka një burim detajesh interesante.

Pak më parë, këngëtarja publikoi në Instagram një foto nga ditëlindja, ku dukej aq e lumtur e veshur me një fustan rozë me një fjongo tek gjoksi.

Xhensila publikoi të tjera video nga ditëlindja dhe në një moment duket edhe Ajka teksa feston me prindërit!

Megjithatë, ajo që na bëri përshtypje ishte torta, e cila kishte formën e lopës!

Sepse mesa duket, Besi dhe Xhensila e thërrasin Ajkën “Qumështore” me përkëdheli, kështu që ideja s’mund të ishte më e goditur se kaq.

Besi dhe Xhensila u zgjuan sot plot me dëshirë për të ndarë urime të ndjera për vajzën e tyre qumështore, duke publikuar për herë të parë edhe portretin e saj.