Mot i keq në Pjong Çeng, shtyhet gara për Suela Mëhillin

535
Moti i keq që po mban në Korenë e Jugut, ka bërë që disa gara të Lojrave Olimpike Dimërore, sidomos ato të skive alpine, të shtyhen. Kështu ka ndodhur edhe garën e Suela Mëhillit, e cila merr pjesë në Olimpiadën e saj të dytë. Ajo duhet të zbriste dje e para në pistë, për të konkurruar në garën e sllallomit gjigand. Por, duke ju referuar faqes zyrtare të këtij eventi, gara e Suelës është shtyrë për shkak të kushteve të motit dhe do të zhvillohet më datë 14 shkurt. Ndërkohë që, sipas kalendarit të garave, më datë 14 shkurt po në të njëjtin orar, 02:15 e mëngjesit me orën e Tiranës, 24-vjeçarja duhet të konkurronte në garën e sllallomit, por edhe kjo garë pritet të shtyhet. Skiatori Erjon Tola, do të zbresë në pistë më 18 shkurt, në ora 02:15 e mëngjesit me orën e Tiranës, për të konkurruar në garën e sllallomit gjigant, dhe katër ditë më pas, po në të njëjtin orar, do të konkurrojë në garën e sllallomit. Deri më tani nuk ka ndryshim në kalendarin e garave të Tolës. 
Kalendari i skiatorëve shqiptarë
SUELA MËHILLI
Dje, 12.02.2018/ Sllallom gjigant, u shty gara
Datë 14.02.2018/ Sllallom Supergjigant

ERION TOLA
Datë 18.02.2018/ Sllallom gjigant (10:15)
Datë 22.02.2018/ Sllallom Supergjigant (10:15)

ALBIN TAHIRI
Datë 11.02.2018/ Lëshim i shpejtë, vendi
Sot, 13.02.2018/ Kombinim alpin (03:30)
Datë 15.02.2018/ Sllallom Supergjigant (03:00)
Datë 18.02.2018/ Sllallom gjigant (02:15)
Datë 22.02.2018/ Sllallom (02:15)
Sigal