Shiten të gjitha biletat për ndeshjen e kthimit të Vllaznisë ndaj AEL Limassol

282
Sigal

Vllaznia-AEL Limassol do të luhet ditën e sotme në orën 21:00. Ndeshja e parë e Conference League është e luajtur në Qipro është mbyllur me rezultatin 1-0 për ekipin vendas, ndërsa Vllaznis do të kërkojë sot mrekullinë e radhës për t’u kualifikuar në turin e 3-të të këtij kompeticioni.

Kjo ndeshje ashtu si ndeshja e kaluar do të luhet me tifozë edhe pse jo me kapacitet maksimal. Interesimi nga tifozët shkodranë për të parë këtë ndeshje ka qenë i jashtëzakonshëm aq sa janë shitur të gjithë biletat.

Biletaria që shet biletat ka nxjerr dy postera teksa bën me dije se janë shitur të gjitha vendet në tribunat A, B, D1, D2, D3, dhe D4. Stadiumi “Loro Boriçi” do të jetë i mbushur nga tifozët shkodranë që do të përkrahin skuadrën në këtë mision të vështirë, por jo të pamundur